web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"E urrej kur viktimizohet"/ Mozzik flet për ndarjen nga Loredana: Nuk kthehem më me të

12 Maj 2020, 11:30, Lifestyle CNA

Reperi Mozzik ka folur hapur për ndarjen nga reperja Loredana. Prej kohësh ata nuk janë më bashkë dhe gjatë kësaj kohe janë përfolur shumë në mediat sociale.

I ftuar në emisionin Nin, Mozzik ka treguar se asgjë nuk është bërë për marketing dhe se nuk ka ndërmend të kthehet sërish me Loredanën ndonëse kanë një vajzë.

?Jam nga njerëzit duket folur për këtë temë. Nuk ka qenë për marketing. Nuk bëj një gjë kaq absurde për marketing. Është diçka normale, për mua është gjë normale janë dy persona që nuk shkojnë më me njëri-tjetrin dhe nuk janë më. Nuk jemi më, ishim dikur dhe nuk jemi më,?? tha ai i ftuar në emisionin ?Nin?.

Pyetjes se përse janë ndarë iu përgjigj: ?Është çështje që nuk ia vlen ta ndaj me njerëzit. Është pjesë e imja dhe e saj. Nëse ajo e ka ndarë një pjesë të këtij sqarimi, është shumë e qartë që ne të dy nuk jemi më. Më shqip nuk mund ta them. Është diçka që e kam vendos unë personalisht dhe deri sot vendimet që kam marrë për jetën dhe nuk i kthehem asaj rruge.

Nuk i kthehem rrugës për ribashkim me të. Është diçka që ka ndodhur dhe nuk kthehet. Jemi ndarë, nuk jemi më dhe nuk bëhemi më. Pishman nuk jam për asgjë. Ishte një kohë e mirë por gjithë mjaltë nuk ka. Lidhja jemi nuk është ajo që nxjerrim në këngë. Lidhja dhe Muzika janë komplet të ndryshme. Ka pasur dashuri mes nesh dhe ka akoma. Nuk është se ka kaluar shumë kohë, nuk më vjen turp ti kallzoj këto gjëra. Nuk mund të them që e urrej dhe mos më fol për atë njeri.?

Gjithashtu Mozzik ka folur për deklaratat e disa kohëve më parë ku shprehej se e urrente kur viktimizohej se dhe po përdorte vajzën.
?E urrej kur dikush viktimizohet. Dikë që e njoh dhe e di kur viktimizohet, e di. Viktimizimi për të dalë në sytë e njerëzve e mirë është keq për mua. S?kam biseduar kurrë për këtë temë deri sot,?? u shpreh ai.





Lajmet e fundit nga