web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Shpresojmë mos të kemi përplasje”/ Tritan Kalo zbulon se çfarë pritet të ndodhë në ditët në vijim

11 Maj 2020, 19:40, Lifestyle CNA

Mjeku i njohur Tritan Kalo është i ftuar në emisionin ?Open? ku foli për situtën e pandemisë në vendin tonë, tha se pavarësisht shifrave të ulta të rasteve të reja me Covid-19, duhet të jemi vigjilentë dhe të respektojmë masat.

?Shifra 4 përkon me numrin 4 të rasteve të para. Me të infektuarit e parë në mars. Por shifra e ulur nuk duhet të na shtyj drejt një optimizmi të rremë, por duhet të na bëjë më vigjilentë.

Nëse respektojmë distancimin fizik, të mos neglizohohet higjena dhe hapja të jetë e kujdesshme bashkë me sjelljen tonë, kjo do na shtyjë drejt optimizmit real. Ditët në vijim me hapjen që po ndodh, me liberalizimin e masave do të fitojmë një pamje reale të asaj çfarë ndodh në popullatë.

Kujdesi ndaj vetes, ndaj distancimit fizik, ndaj higjenës e rikthimi në punë duke zbatuar masat, shpresojmë mos të kemi përplasje me këtë infeksion?, shtoi ai./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga