web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Komiteti i Ekspertëve/ Petrit Vargu u nxjerr të palarat: Njëra nuk ka mbaruar 4-vjeçarin, vëllai i tjetrës shok me Ilir Beqaj

11 Maj 2020, 17:57, Lifestyle CNA

Mjeku i njohur Petrit Vargu, në një lidhje për emisionin ?Pasdite me Xhaxhiun?  ku ka folur për situatën e Covid-19 në Shqipëri, zbuloi edhe disa detaje sa i përket mjekes Silva Binos dhe Mira Rakacollit, pjesë e Komitetit Teknik për koronavirusin.

?Nëse do më pyesni a janë komitet ekspertësh, do të thoja që janë më tepër ekspertë ínfeksionistë se sa epidemiologë.

E gjithë bota lufton me epidemiologë, i njohim të gjithë kokat që drejtojnë. Në Shqipëri nuk kemi një ?kokë? që drejton.

Është edhe e nderuara kolegia Silva Bino, është mjeke ínfeksioniste. Nëse ka bërë ndonjë kurs, ka bërë mirë, por unë nuk di që të ketë mbaruar 3 apo 4 vjecarin për Epidemiologji.

Mira Rakacolli është neurologia më e mirë në Shqipëri, por unë e di që vëllai i saj është shok me Ilir Beqajn?, tha Vargu./CNA.al





Lajmet e fundit nga