web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E zuri lemza në edicionin e lajmeve/ Drini Zeqo tregon prapaskenat: Çfarë nuk ndodh...

12 Maj 2020, 08:33, Lifestyle CNA

Gazetari Drini Zeqo është një nga spikerët më të njohur të lajmeve. I ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, Drini është përballur me pyetjet pikante të Deonit të vogël.
Në ekran u shfaq një video ku gazetarin e kishte zënë lemza gjatë një edicioni të lajmeve. I pyetur për këto lloj incidentesh ai është shprehur:

“Dëgjo, ti nuk e ke idenë se çfarë nuk mund të ndodhe në një studio lajmesh. Edhe ajo që nuk ta merr mendja, sepse është jeta jonë, është transmetim i drejtpërdrejtë, je çdo mbrëmje, je live, ke tensionin, ke problematikën familjare, të dhemb dhëmbi, të dhemb këmba, të dhemb barku, d.m.th. lajmet janë një lëkurë e dytë e imja, që tani jetoj me të.

Edhe kur më ndodh një fatkeqësi më duhet të dal në lajme, edhe kur jam i lumtur më duhet të dal në lajme. Kështu që çdo gjë ndodh në lajme”, ka treguar gazetari Drini Zeqo./ CNA.al





Lajmet e fundit nga