web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Deklarata e pazakontë e Zhegrovës: Takoj futbollistë shqiptarë dhe iu them të zgjedhin Kosovën

29 Prill 2020, 08:31, Sport CNA

Edon Zhegrova këtë sezon u transferua në radhët e Bazelit në Zvicër, me formulën e huazimit nga skuadra e Genkut.

Sulmuesi anësor ka shënuar 2 gola dhe ka regjistruar 4 asiste në 19 takime të zhvilluara gjithsej me skuadrën zvicerane, por qëndrimi i tij te Bazeli ende nuk është i sigurt.

Në një komunikim së fundmi për mediat kosovare, Zhegrova ka një apel për të gjithë shqiptarët që luajnë në Zvicër:

?Kam komunikuar me lojtarët shqiptarë që luajnë në Zvicër dhe u kam thënë atyre që të zgjedhin Kosovën, por zgjedhja u takon atyre?, deklaroi Zhegrova, i cili ka arritur të zërë një vend titullari në skuadrën e trajnerit Marsel Koler.





Lajmet e fundit nga