web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Makthi merr fund, Vasil Shkurtaj rikthehet në Shqipëri: Më ikën shumë euro dëm në Spanjë

28 Prill 2020, 08:20, Sport CNA

Vasil Shkurtaj ndod het në Barcelonë që prej datës 13 mars. E pas një muaji e gjysmë, bomberi i Kukësit, Vasil Shkurtaj, do të riatdhesohet ditën e sotme. Në një intervistë ekskluzive të dhënë për ?Panorama Sport?, autori i 16 golave me Kukësin këtë sezon tregon aventurën e tij në Barcelonë dhe surprizën e tij negative, ku nga udhëtimi për mirë të bërë nga Greqia për në Spanjë me qëllim rikuperimin dhe stërvitjen në Barcelonë, erdhi mbyllja prej shumë kohësh i vetëm në një banesë.

E papritura që sulmuesit i ndodhi në Spanjë natyrisht i ka rënduar dhe ?xhepin?, pasi jeta në metropolin spanjoll nuk është e lirë. Gjithsesi, për sulmuesin kjo është një çështje private. Shkurtaj është i kënaqur që po rikthehet në Shqipëri dhe thekson se mezi po pret të kthehet në jetën e përditshme. Futbolli i ka munguar pa masë, shokët dhe rutina sportive gjithashtu.

Ku rrini, në hotel apo shtëpi me qira?

Po, në shtëpi me qira ditore të cilën e kam marrë në ?airbb?.

Sa ju ka shkuar kostoja deri më tani e shpenzimeve?

Është normalisht jetë e shtrenjtë, pasi një qytet i mrekullueshëm si Barcelona ka gjithmonë shumë turistë dhe njerëz që e frekuentojnë. Unë e kisha parashikuar të qëndroja pak ditë, po jo kaq javë, ndaj kam shpenzuar shumë. Shifra nuk është e nevojshme të thuhet.

I keni kërkuar klubit t?ju rimbursojë?

Kjo është një çështje e brendshme dhe nuk mund t?i përgjigjem.

Si ju duk kjo eksperiencë?

Sigurisht këtë eksperiencë do t?ua tregoj fëmijëve të mi. Si mund të ndihesh në një shtet të madh si Spanja, në një qytet si Barcelona që shkon për t?u rikuperuar e stërvitur, papritur gjendesh në karantinë dhe shikon pa fund njerëz të cilët sëmuren dhe vdesin. Një eksperiencë me dy anë të medaljes.

Nga njëra që ke frikë dhe nga tjetra që thua do t?ia dalim. Di vetëm një gjë pozitive në këtë situatë, e cila është që gjëja më e parëndësishme. Të përditshmen që ne e konsiderojmë si diçka e dhënë (ose të sigurt) ama të ardhmen duhet dhe do ta vlerësojmë më shumë.

Duhet të qëndroni 14 ditë në karantinë, e keni menduar?

Është diçka që nuk mund ta shmang si gjithë të tjerët, edhe unë duhet ta pranoj. 14 ditë janë shumë në një dhomë hoteli, do preferoja ta bëj karantinën në shtëpinë time.

Ju ka munguar fusha? Kishit ndenjur ndonjëherë kaq gjatë pa dalë në fushë, qoftë dhe për stërvitje?

Patjetër që më ka munguar shumë futbolli, ky sport është jeta jonë. Po huazoj një shprehje të futbollistit të madh Ronaldinjo: ?Një futbollisti, përveç të tjerave, por sa i përket pasionit, lëri një top në këmbët e tij dhe i ke dhënë gjithë botën?. Më ka munguar stërvitja, ndeshjet, shokët e ekipit, i gjithë ambienti sportiv. Më ka munguar shumë ajo rutina dhe mezi pres të kthehem në jetën e përditshme.





Lajmet e fundit nga