web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbyllet futbolli në francë, kjo ishte renditja aktuale në Ligue 1

28 Prill 2020, 16:21, Sport CNA

Ligue 1 dhe Ligue 2 franceze nuk do të jenë në gjendje të fillojnë deri në muajin shtator, si shkaku i koronavirusit.

Një vendim i tillë, Federatës së Futbollit të Francës nuk i lë gjë tjetër veç se të mendojë për sezonin e ri, dhe për këtë aktualin, të marrë një vendim përfundimtar.

Holandezët kanë vendosur ta shpallin të pavlefshëm kampionatin, duke mos i dhuruar askujt titullin e kampionit, e poashtu vendosur që të mos ketë rënie dhe promovime nga liga.

A do të marrë vendim të njëjtë edhe Ligue 1?

Në Francë, PSG prin në tabelë me 68 pikë, 12 më shumë se Marseille, e poashtu edhe me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Një vendim për anulimin e sezonit, do ta dëmtonte PSG-në, që po shkonte sigurt drejt titullit të radhës në Ligue 1.

Në zonën e rrezikshme për rënie nga liga janë Nimes, Amiens dhe Toulouse./CNA.al

Ja renditja aktuale:





Lajmet e fundit nga