Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri ka nxjerre në dritë të tjera fakte në lidhje me koncesionin 128 milion euro të inceneratorit të Tiranës. Një dosje korruptive, për të cilën CNA.al ka publikuar prej ditësh një seri materialesh ekzkluzive, që tregojnë sesi Klodian Zoto fshihet pas kompanisë së regjistruar në Hollandë. (Lexo këtu)
Në një postim në rrjetet sociale, gazetari Tomorri shkruan se në katër muajt e parë të këtij viti, janë paguar 4 milion euro për inceneratorin e Tiranës.
Pra, ndërkohë që Shqipëria përballet me pandeminë e Covid-19, Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Infrastrukturës, paguajne mijëra euro paguhen për kompaninë Integreted Energy BV SPV, e cila ka marrë me koncesion inceneratorin e Tiranës.
?Kush duhet të përgjigjet para drejtësisë për 4 mln eurot e inceneratorit?
Buxheti i shtetit është duke u përballur me një nga krizat më të rënda të likuiditetit në historinë 30 vjecare të Shqipërisë kapitaliste. Pandemia ka rrudhur në mënyrë dramatike të hyrat në arkën e thesarit, ndërkohë që bllokimi i ekonomisë imponon rritjen e shpenzimeve sociale për të paguar të ardhurat e mbijetesës për qindra mijë individë që kanë humbur punë.
Për të përballuar krizën e likuditetit, qeveria ka ndërhyrë dy herë me akte normative duke ndryshuar buxhetin dhe duke shkurtuar pagesat jo emergjente për të kursyer para. Në total të dy aktet kanë prekur investimet publike dhe kanë shkurtuar rreth 30 milionë euro pagesa të kontratave koncesionare që ishin parashikuar për këtë vit. Por ekziston një koncesion, i cili nuk është prekur thuajse fare nga shkurtimet dhe vazhdon të thithë miliona euro nga buxheti i shtetit, njësoj si më parë. Ai është inceneratori i Tiranës.
Në katër muajt e parë të këtij viti, Ministria e Infrastrukturës dhe Bashkia e Tiranës kanë paguar 500 milionë lekë ose rreth 4 milionë euro më urgjencë për kompaninë Integrated Energy BV SPV, e cila ka koncesionin e inceneratorit të Tiranës. Sipas të dhënave zyrtare nga Thesari i Shtetit, raundi i parë i pagesave nga buxheti për llogari të koncesionarit të inceneratorit është ekzekutuar nga data 23 janar deri në datën 3 mars. Përgjatë këtij muaji në llogarinë e kompanisë Integrated Energy, Ministria e Energjisë dhe Bashkia e Tiranës kanë paguar plot 412 milionë lekë ose rreth 3.3 milionë euro.?-shkruan Tomorri.
Por, skandali nuk mbaron me kaq.
Sipas gazetarit Tomorri, pagesa e fundit prej 80 milionë lekësh ose 650 mijë euro është ekzekutuar vetëm një ditë më parë, në datën 27 prill.
?Teksa qeveria po shkurton shpenzimet nga të gjitha veprat publike e madje edhe zëra të tjerë më emergjentë, teksa qindra mijë qytetarë janë në kushte mbijetese për të financuar nevojat bazë, buxheti paguan koncesionarin e inceneratorit me miliona euro.
Pra në vetëm 4 muajt e parë të vitit, inceneratorit i është paguar fatura e plotë, që buxheti duhet t?i paguante për të gjithë vitin 2020. Kjo ishte arsyeja se pse në aktin e dytë normatit të buxhetit, i cili është duke u diskutuar aktualisht në komisionet parlamentare, inceneratorit të Tiranës nuk ju shkurtua asnjë qindarkë. Ministria e Infrastrukturës dhe Bashkia e Tiranës kishin paguar sakaq të plotë fondin e parashikuar për këtë koncesion për të gjithë vitin duke lene duarbosh dhe ne pamundesi Ministrine e Financave te kursente para nga kjo kontrate.?-thekson gazetari.
Po ashtu ai ngre dyshime të forta, ndërsa shkruan se ?Kur pagesat e një kontrate vjetore shërbimi ekzekutohen brenda katër muajve të parë, ngrihen vetvetiu dyshime të forta. Shqipëria është një vend ku pagesat e buxhetit për bizneset, jo vetëm që nuk kryhen sipas afateve, por vonohen edhe me vite duke u akumuluar si borxhe të prapambetura. Pse paratë e incerenatorit u paguan me urgjencë. A mos vallë dikush kishte informacion se fondet për koncesionet do të shkurtoheshin për shkak të krizës dhe nxitoi që të ekzekutonte transfertat?
Këto janë pikëpyetje, të cilat duhet të hetohen me hollësi.?
Sipas gazetarit Tomorri, kjo po e con shtetin shqiptar shumë më afër falimentit.
?Kush është pompa që shtyn paratë e qytetarëve shqiptarë drejt inceneratorit edhe në krizën më të rëndë të likuditetit, e cila e ka cuar shtetin më afër se kurrë vijës së falimentit buxhetor? Madje situata eshte aq e rende sa qe një ditë më parë, përmes deputetit Ilir Beqja, maxhoranca testoi ne opinionin publik opsionin e uljes së pagave për punonjësit e shtetit e madje edhe uljen e pensioneve për të shpërndarë barrën e krizës. Por a ka moral një maxhorancë dhe një qeveri të kërkojë masa kaq drastike, kur buxheti i shtetit paguan para për koncesione të dyshimta, të cilat ndërthurin bashkë interesa të krimit të organizuar, korrupsionin e qeveritarëve dhe babëzinë e mbetjeve te peshtira politike të hedhura në koshin e plehrave të korrupsionit.
Të gjithë këta duhet të sillen përpara drejtësisë. Ashtu si zyrtarët që gjatë kësaj kohe kanë firmosur me ngut ekzekutimin e pagesave për koncesionet, vetëm e vetëm që ato të mos prekeshin dhe kriza të bjerë mbi të pamundurit.?-përfundon postimin e tij Klodian Tomorri./ CNA.al
Koncesioni 128 milionë euro/ Zbulohen kompanitë në Hollandë me drejtorë Rusë
Koncesioni 128 milion euro/ Plas skandali në Shqipëri, kompania ndryshon emër në Hollandë
Thellohet skandali/ Kompania e konçesionit 128 milionë euro asnjë eksperiencë, filloi në Shqipëri
Skandali/ Koncesionari i 128 milion eurove fsheh ndryshimin e emrit
Thellohet skandali me koncesionin 128 milion euro/ Zbulohen të tjera dokumente
Zbulohet ortakëria e Erion Veliajt, me Klodian Zoton e inceneratorëve
Kryeministri Edi Rama erdhi në pushtet në vitin 2013, pas nj...
Kreu i PD, Lulzim Basha ka qenë mbrëmjen e djeshme i ftuar n...
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Sigurisë dhe Shëndetit në...
Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka miratuar aktin normativ “...
Ish-ministri i Drejtësisë, në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjan...
“Me fillimin e lëvizjes të jeni të sigurt që do të lëvizin e...
Ngjela tha se kryeministri bëri gabim që hoqi dënimet drasti...
Kryetari i opozitës Lulzim Basha u kritikua në sy se nuk po ...
Kryeministri Edi Rama në një lidhje me “Real Story” tha se o...
“Darka e ngjalave” të 1 prillit të 2013-ës në Gjirin e Lalzi...
Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në ...
Kryeministri Edi Rama, në një lidhje me emisionin “Real Stor...
Prej disa ditësh kryetari i opozitës Lulzim Basha ka dalë h...
Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka sulmuar sërish Prokurori...
Kryeministri Edi Rama në një lidhje me emisionin “Real Story...
Analisti Artan Fuga e ka kritikuar në sy kryetarin e opozitë...
Presidenti Ilir Meta kur ka qenë në krye të LSI-së është kri...
Një tjetër person i infektuar nga koronavirusi ka humbur jet...
Kryeministri Edi Rama këmbëngul se “ndeshja” ashtu sic e qua...
Presidenti Ilir Meta në një intervistë për Ora Neës, ka kome...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...