web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Artan Hoxha ngre alarmin/ "Elementë të botës së krimit po fillojnë të lëvizin"

27 Prill 2020, 21:45, Politikë CNA

“Me fillimin e lëvizjes të jeni të sigurt që do të lëvizin edhe elementë të botës së krimit”.

Kështu deklaroi pak më parë gazetari Artan Hoxha, teksa po fliste për atentatin ndaj dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia.

Hoxha tha se policia duhet ta rrisë vëmendjen ndaj personave të botës së krimit dhe të parandalojë ngjarje të tilla.

“Policia gjatë kësaj kohe është marrë me detyra të tjera, kryesisht me kontrollin e lëvizjes së qytetarëve dhe nuk duhet të anashkalojë situata të tilla se shikoni vetëm në një ditë të vetme kanë marrë 4 jetë njerëzish. Edhe ngjarjes në Lezhë nuk i janë zbuluar autorët. Me fillimin e lëvizjes të jeni të sigurt që do të lëvizin edhe elementë të botës së krimit. Kanë edhe ata aktivitete të tyre të ndërprera që do t’i fillojnë dhe në këto kushte duhet rritur sidomos vëmendja. Policia e Shtetit sidomos policia kriminale i ka të skeduar se kush janë elementët e botës së krimit dhe duhet të parandalohen”, theksoi gazetari në emisionin “Opinion”./ CNA.al





Lajmet e fundit nga