Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Leonard Olli ka reaguar lidhur me vendimin e qeverisë për të zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme për tre muaj.
Olli e lexon këtë akt si dashakeq, pasi pretendon se në këtë mënyrë Rama mund të justifikojë pushtetin e pakufishëm që ka akumuluar.
“Tashmë gjithçka ndodh në vendin tonë, po bëhet edhe më e qartë. Shqiptarëve nuk u mjaftonin fatkeqësitë natyrore, por edhe ato kryeministrore kishin mangut. Projekti i Ramës për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme për tre muaj jo vetëm nuk është realist, por duket që është edhe dashakeq. Kjo për faktin se kryeministri edhe pa këtë situatë ka akumuluar pushtet të pakufishëm, ndërkohë që gjendja e jashtëzakonshme ja justifikon edhe ligjërisht këtë pushtet. Gjatë përmbytjeve të viteve të mëparshme, edhe pse situata ishte shumë e rënduar, kokëfortësisht refuzoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme edhe në nivel rajonal, ndërkohë që sot turravrap kërkon të zgjasë këtë situatë deri në fundqershor. Që të kërkosh diçka të tillë do të thotë që situata në vend është shumë e rëndë, kaq e rëndë sa duhen edhe dy muaj të tjerë për të garantuar shëndetin publik të shqiptarëve”, shkruan ai në rrjetet sociale.
Anëtari i BD-së thekson se ky interpretim rrëzon vetë qeverinë, duke qenë vetë kryeministri ka pohuar se situata është nën kontroll dhe kjo është shoqëruar edhe masa lehtësuese, si në kuadrin e hapjes së një numri më të madh biznesesh apo lehtësira në qarkullimin e këmbësorëve dhe pjesërisht të automjeteve.
Leonard Olli shtron pyetjen se përse duhet ky qëndrim kaq kontradiktor me realitetin.
“Si nga pikëpamja numerike e të infektuarve, të shëruarve apo personave që kanë humbur jetën gjendja rezulton jo thjesht normale, po madje optimale krahasimisht me vendet e tjera. Por edhe situata në vendet e tjera europiane nuk ka ndonjë shenjë se pandemia po rrezikon jetë, por përkundrazi është në kurbë rënëse. Madje, Greqia, Gjermania, Kroacia edhe vetë Italia me Francën po bëjnë gati planin e hapjes e kthimit në normalitet e askund nuk flitet për zgjatje të masave të jashtëzakonshme! Atëherë për se ky qëndrim i Ramës. Ndoshta gabohem, por arsyet nuk duken se lidhen me situatën e pandemisë, por me arsye subjektive që lidhen me ushtrimin e pushtetit absolut në kushtet e kufizimit apo ndalimit të drejtave kushtetuese, të cilat në një farë mënyre, i justifikon ekzistenca e gjendjes së jashtëzakonshme. Represioni ndaj mediave apo qëndrimeve kritike justifikohet ligjërisht, ndërkohë që i japin atij mundësinë të shmangë debate të mëdha publike, duke filluar që nga masat fillestare të përballimit të një pandemie, skandalet pa fund me tenderimit në këtë periudhë, skandalin e ndryshimit të Kodit Penal apo kalimin e ligjeve shumë të diskutuar si ai i amnistisë fiskale, rishikimit të buxhetit të shtetit etj”, shprehet ai më tej.
Sipas tij, nëse realisht do kishte shqetësim me situatën gjendje e jashtëzakonshme, mund të shtyhej edhe vetëm me një muaj e në varësi të situatës mund të shiheshin edhe opsionet për të vijuar ose ndaluar.
Olli pretendon se Rama ka nevojë për më shumë kohë për të larguar vëmendjen nga keqdrejtimi e keqmenaxhimi në thelb i situatës.
“I duhet t’ ketë jo të justifikuara mjetet për realizimin e qëllimeve të veta, por një shkallë më lart, do t’ i shenjtërojë ato. Ndërkohë si baba i vetëshpallur i kombit, tallet me ne e na tregon se kur duhet të dalim e si duhet të dalim. E nëse, nuk sillemi mirë babai i rreptë rifillon ndëshkimet. Në fakt pranoja e të besuarit se është baba i kombit nuk është vetëm truk mediatik, por psikologjik. Pamja që i ka dhënë vetes si Ismail Qemali dhe daljet mediatike ku pas shpine duket portreti i Ismail Qemalit, duke u rrekur të tregojë edhe ngjashmërinë fizike janë fakte konkrete se ka filluar ta besojë vërtet diçka të tillë, siç do qasje autokratike apo diktatoriale. Tejzgjatja e kësaj situate të rëndë nuk do të ketë pasoja vetëm në rrafsh ekonomik, por do të këtë pasoja të rënda edhe në rrafshin social e psikologjik për çdo familje dhe individ. Deri më tani, Shqipëria ka përdorur metodat më ekstreme dhe të frikshme të kufizimit, disa prej të cilave bien ndesh me Kushtetutën dhe të drejtat themelore të njeriut, kufizime, të cilat e theksoj nuk ka guxuar kush t’ i zbatojë në asnjë vend tjetër demokratik. Vijimi me masa ekstreme do të ketë pasoja të paimagjinueshme për të ardhmen e afërt dhe atë të largët të Shqipërisë. Në emër të frikës nga armiku i padukshëm, po vritet pa mëshirë shpresa dhe jetët tona në vijimësi”, nënvizon anëtari i BD-së./ CNA.al
Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi, një një interv...
Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti,ka komentuar ndrysh...
Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka reaguar lidhur me vendim...
Pas vendimit të qeverisë për të zgjatur gjendjen e Fatkeqësi...
Kryedemokrati Lulzim Basha, është shprehur me tone ironike t...
Ministri i Shtetit për Rindërtimin dhe koordinatori për situ...
Gazetari Artan Hoxha ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Ed...
Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa thotë se qytetarët janë armiqtë e...
Deputeti i opozitës Lefter Maliqi ka sulmuar kryeministrin E...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një propozim të papritur ditën...
Kryeministri Edi Rama në një lidhje me emisonin “Kjo Javë”, ...
Gjatë gjithë kësaj kohe pandemie, opozita ka kërkuar të anul...
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka kritikuar qeverinë...
Qeveria ka propozuar që të shtyhet gjendja e Fatkeqësisë Nat...
Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar lidhur me amnis...
Kryeministri Edi Rama publikoi dy ditë më parë një video tal...
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca e ka konsideruar ...
Kryeministri Edi Rama u shpreh në seancën e Kuvendit të se e...
Beteja kundër koronavirusit në Shtetet e Bashkuara po shndër...
Kryeministri Edi Rama në një lidhje me emision “Kjo Javë”, t...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...