web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Shqipëria nuk është më shtet kushtetues"/ Manjani: Rama po tenton të instalojë kultin e tij

14 Prill 2020, 21:21, Politikë CNA

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani e cilëson Shqipërinë si një shtet antikushtetues, pasi pretendon se gjithçka po bëhet sipas mënyrës së Ramës.

Sipas tij, Republika e Shqipërisë e ka marrë grushtin poshtë brezit që ditën që shteti ka ekzekutuar Gjykatën Kushtetuese.

“Me virus, pa virus, me tërmet, pa tërmet, pushteti i qeverisë mbi të drejtat e njeriut, mbi normat e shteti, mbi parlamentin, mbi gjykatat ka ardhur duke u rritur dhe sot jemi në një ekstrem të jashtëzakonshëm te kushtetutës. Në shoqërinë shqiptare nuk mund të flitet më për sundim të kushtetutës dhe të ligjit. Edhe normat e jashtëzakonshme njoftohen në Facebook përpara se të formalizohen në aktet normative. Dhe ato që kam parë unë asnjë akt nuk qëndron në ato akte në raport me kushtetutën, por vetëm me kushtetutën e Surrelit”, u shpreh ai në emisionin “Tempora”.

Ish-ministri deklaron se kryeministri Edi Rama po tenton të instalojë kultin e tij personal.

“Nuk është çudi që ndonjë ditë të na dalë me Covid që tu dhimbset njerëzve. Ne fakt nuk është i sëmurë, por mund ta shpikë këtë gjë. I duhet ky kult se është në një rënie dramatike, është në fund të mandatit, i shteruar në mjetet politike. Dhe mendon se duke eliminuar çdo gjë institucione në vend dhe ia ka arritur kësaj gjëje, ai do të mundet që të legalizojë kultin e tij. Del çdo vakt në televizor. Është i vetmi njeri në vend që vazhdon të merret me politikë, këtë nuk duhet ta harrojmë, sepse para kësaj nevoje me të nuk flitet për kushtetutë”, nënvizoi Manjani./ CNA.al





Lajmet e fundit nga