web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Burri me mjekër na hakërrehet”/ Artan Hoxha: Dielli ka dalë përsëri, jeta vazhdon!

10 Prill 2020, 10:57, Politikë CNA

Në një kohë kur vendi po përballet me koronavirusin dhe ndodhet në izolim, gazetari Artan Hoxha ka kujtuar nëj prej parrullave në luftën e dytë botërore: ?Shqiperi e shqiptareve, vdekje tradhetareve?.

Hoxha thotë se nga mëngjesi në darkë dëgjojmë një burrë me mjekër që na hakërrehet herë nga bunkeri, herë nga zyra, herë me xhupin e Juventusit, herë me foton e Ismail Qemalit.

?Jemi në luftë..
Jemi në rrethim…
Armiku i padukshem..
Armik inteligjent…
Armik vdekjeprurës..
Rri në shtepi, armiku te porta…
Izolohuni…
Karantinohuni…
Shtetrrethim…
Ndalimqarkullimi…
Rrini vigjilent nga armiku…
Jemi në lufte botërore…
Kush thyen izolimin, është tradhtar…
Kush del nga shtepia, eshte sabotator…
Kush nuk izolohet, bashkëpunon me armikun..
Kush kapet në rrugë, e pret burgu…
S?ka mëshirë për tradhtarët…
Dezertor…
Ata janë heronj…
Ata janë në vijën e parë të luftës…
Ata janë në front me armikun…
Ai që del nga shtëpia, nuk është trim…
Kush thyen karantinën, nuk është hero…
Kush nuk rri në shtëpi, nuk do atdheun…
Kush del jashtë, fut armikun brenda…
Sa hap televizorin apo celularin, sheh, dëgjon ose lexon, vetëm: Heronj, tradhtar, trima, sabotatorë, të mbijetuar, viktima, burg, spurdhjak…ububuja…gjeni vrime e futuni…
vrimë e miut, 500 grosh…?, shkruan Hoxha.

Por pavarësisht të gjitha këtyre, Hoxha thekson se kur del në ballkon shikon se dielli ka dalë përsëri, zogjtë cicërojne seëish,gjelat dëgjohen të këndojnë,
qentë lehin, njerëzit sërish ecin në rrugë edhe pse me maska në fytyre dhe doreza në duar…
?JETA VAZHDON…?, përfudon Hoxha./CNA.al





Lajmet e fundit nga