web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Del urdhëri i ri/ Këta biznese, nga sot lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre

30 Mars 2020, 15:38, Aktualitet CNA

Gomisteria, kancelaritë dhe libraritë, që qëndronin të mbyllura me urdhër të qeverisë si pjesë e masave ndaj parandalimit të përhapjes së koronavirusit, duke nisur nga sot lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre në fashën e orarit 05:00-13:00 nga dita e sotme.

Urdhëri i ri mban firmën e ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ku janë bërë ndryshimet në urdhërin e datës 20 mars.

“Për mbyllje apo kufizimin e lëvizjeve në Republikën e Shqipërisë” ku bizneset gomisteri, tregtia me pakicë e librave në dyqane të specializuar dhe shitjet me pakicë për kancelari dhe pajisje të zyrës nga dita e sotme do të lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre brenda fashës së orarit të përcaktuar nga qeveria 05:00-13:00.?

Këto biznese, ashtu si dhe të tjerat, duhet të sigurohen që gjatë periudhës që qëndrojnë të hapura të respektojnë të gjitha masat e sigurisë dhe ruajtjes së distancës së klientëve në mënyrë që të mos bëhen rrezik apo burim i përhapjes së mëtejshme të infeksionit COVID -19./CNA.al





Lajmet e fundit nga