web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Askush nuk ka kërkuar ujë”/ Veliaj sqaron administratorët për dizinfektimin e pallatit

18 Mars 2020, 16:14, Aktualitet CNA

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka folur lidhur me dizinfektimin e shkalleve dhe ashensoreve të pallateve në kryeqytet.

Veliaj bëri me dije se administratorët e plalateve duhet të regjistrohen në kalendarin axhendë që ka bashkia, për të programuar dizinfektimin e shkallës.

?Administratorët duhet të regjistrohen. Bashkia ka një kalendar axhendë, mjafton që administratori të ketë programuar sprucimin e shkallës së vet. Ende nuk ka një rast të infektimit të dikujt nga ashensori apo kazanët e plehrave. Kemi shtuar pastrimin e koshave të plehrave nga 3 herë në 5?, u shpreh Veliaj për Abc News.

Veliaj foli edhe për cështjen e ujit ku një numër i madh qytetarësh ankohen për mungesën e tij.
Ai theksoi se Tirana ka të njëjtin regjim me ujë si) e ka pasur para 10 ditësh.

?Tirana ka të njëjtin regjim me ujë sic e ka pasur para 10 ditësh.Kam 10 autobotë me ujë e askush nuk ka thënë na sillni se nuk kemi ujë?, tha më tej Veliaj./CNA.al





Lajmet e fundit nga