web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Babai i pacientit zero tregon si e kanë përjetuar koronavirusin/ "Është grip normal, u frikësuam nga lajmet"

18 Mars 2020, 20:38, Aktualitet CNA

Babai i pacientit zero të konfirmuar me koronavirus në Shqipëri, i cili është gjithashtu i infektuar, ka folur mbrëmjen sotme lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore.

Ai ka falenderuar stafin e Spitalit të Infektivit, pasi tha se i ka shërbyer në mënyrë të shkëlqyer, ndërkohë që përgënjeshtroi deklaratat e ish-ministrit të Jashtëm Besnik Mustafaj.

“Desha të përgënjeshtroj Besnik Mustafajn për akuzën që na ka bërë, dhe na ka stresuar jashtë mase për sjelljen tonë të keqe, gjë që nuk është e vërtetë. Kryesoja është se sot nuk është koha të rregullojmë kushtet e spitalit”, u shpreh ai në një lidhje me emisionin “Arena”. I infektuari deklaroi se më shumë e ka përjetuar nga frika dhe ankthi sesa nga realiteti.

“Të them të drejtën, e përjetova një provë që nuk ja uroj askujt kurrë. Ju them me bindje që përjetimi është më i frikshëm sesa realiteti. Më shumë është frikë, ankth që vjen nga lajmet, nga mediat. Unë e quaj grip normal. Terapia ka qenë që ne merrnim një herë në 12 orë ila?e. Ushqimin na binin tek krevati, dhe na kanë shërbyer shum mirë, për mua janë heronj personeli mjekësor”, tha pacienti.
Ai tregoi se djali është në gjendje të mirë shëndetësore dhe pretendon se koronavirusin nuk e ka sjellë i biri, por e ka pasur ai fillimisht.

“Unë fillimisht para se të vinte djali kam pasur shenja, nuk e ka sjellur djali, nuk e di ku e kam marrë në Shqipëri. Djali ka ardhur shum mirë nga Italia, ai ka qëndruar me të afërm në Itali, dhe asnjëri nuk është me koronavirus, ka hipur në Firence dhe ka ardhur në Tiranë me datë 25. Nuk ka ndaluar fare. Mirëpo unë, dy ditë para tij kam pasur dhimbje koke dhe temepraturë, marrje mendësh, shtrëgim gjoksi, pastaj e ka kapur edhe djalin. Shkuam tek Spitali Amerikan për tu vizituar, dhe kishte një mjek, bëmë analizat dhe na rekomanduan infektivin për të bërë testin. Ne u treguam të sinqertë dhe morën nga telefoni 127. Ne shkuam pastaj në shtëpi, erdhi zotëria që na bëri testin dhe na mori ambulanca në shtëpi, dhe më pas erdhëm në spital”, tregon ai./ CNA.al





Lajmet e fundit nga