web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Meta pret në takim Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë/ Të merren masa për efektet e COVID-19 në ekonomi   

12 Mars 2020, 13:27, Politikë CNA

Presidenti Ilir Meta, me kërkesë të Tij, priti sot paradite në një takim Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, për të diskutuar në lidhje me situatën e re të krijuar si pasojë e pandemisë së COVID 19, si dhe efektet e mundshme në ekonominë e vendit dhe në sektorin bankar.

Guvernatori Sejko e informoi Presidentin Meta se gjendja e sektorit bankar vazhdon të jetë likuide dhe e mirëkapitalizuar dhe se janë marrë të gjitha masat për një vazhdimësi normale të aktivitetit operacional me klientët.

?Banka e Shipërisë është angazhuar për marrjen e vendimeve lehtësuese në interes të komunitetit të biznesit dhe të individëve. Gjithashtu, Banka e Shqipërisë ka marrë në analizë situatën e krijuar, efektet e mundshme të saj në ekonominë e vendit dhe disponon instrumentat e nevojshëm në funksion të ruajtjes së parametrave  makro-ekonomikë dhe stabilitetit financiar në vend?, – sqaroi Guvernatori Sejko.

Presidenti Meta vlerësoi punën e Bankës së Shqipërisë dhe shprehu besimin se do të merren në kohë të gjitha masat e nevojshme për të shmangur efektet negative, si në sektorin bankar, ashtu edhe në stabilitetin makro-ekonomik të vendit.





Lajmet e fundit nga