web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Masat kundër koronavirusit/ Ish-zëdhënësja e PD-së leksion Veliajt dhe Ramës, mesazhi për qytetarët

12 Mars 2020, 07:48, Politikë CNA

Ish-zëdhënësja e PD-së, Oriela Nebijaj ka reaguar në lidhje me masat e marra nga Bashkia e Tiranës dhe qeveria, kundër përhapjes së koronavirusit.

Në një postim në rrjetet sociale, Nebijaj komenton pezullimin e transportit urban, ndërsa thekson se nuk është kjo zgjidhja, por do duhej të bëhej dezinfektimi i tyre.

?Pezullojme transportin publik ne menyre qe punonjesit e fasonerive dhe call centerave te shkojne ne pune ne kembe. Keshtu e kemi me ne kontroll situaten se mos infektohen rruges ata dhe kursejme leket e dezinfektimit.?-shkruan Nebijaj.

Më tej, ajo i jep një leksion edhe qeverisë në lidhje me mbylljen e bizneseve të vogla, ku shkruan se do duhej të kishte një plan për paketat fiskale, qeratë, tatimet.

?Mbyllim bizneset e vogla po as qe na plas fare te kemi nje vendim per paketat fiskale, qerate, tatimet, taksat. E kujt i duhen keto. Pezullojme jeten ne qytetet e prekura, japim urdhra dhe direktiva se si te lahen duart gjithe diten, mbyllim njerzit ne shtepi po se vrasim mendjen hic se si te menaxhohet situata e Pezullimit te jetes ekonomike dhe sociale te vendit per te shpetuar dhe ndihmuar realisht situaten. Dy muaj qe e prisnim kete situate, spatet kohe te mendonit per nje plan konkret.?.

Më tej, ajo ka edhe një mesazh për qytetarët, të cilëve u kërkon të ruajnë veten, dhe iu kujton sesi na vjedhin çdi dotë nëpërmjet faturave të ujit dhe dritave.

?Ruani veten o njerez, kujdesuni per familjaret, dhe Zoti na ruajt te gjitheve! Ata #bashke do ia dalin kjo eshte pak po e sigurte.

**Nderkohe vijojme paguajme per pasojat e termetit nepermjet faturave te energjise dhe ujit te pishem, po nejse se asaj pune ia hodhen me sukses me gjithe leket qe u mblodhen e fondet qe u dhane nga BE. Te majt e jotja thote populli.?-përfundon postimin Nebijaj.





Lajmet e fundit nga