web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama ashpërson masat/ “Po vlerësojmë të pezullojmë transportin urban në Tiranë dhe Durrës”

11 Mars 2020, 19:18, Politikë CNA

Kryeministri, Edi Rama, deklaroi, pak më parë, se po mendon të pezullojë transportin urban për Tiranën dhe Durrësin, për një afat të papërcaktuar.

Gjatë një videolive së bashku me ministren, Ogerta Manastirliu, Rama tha se kjo masë do ndihmojë për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

?Jemi duke vlerësuar për nesër, ose në ditët në vijim, edhe ndalimin e transportit urban në Tiranë dhe në Durrës, sepse këto janë qytete më të mëdha dhe me një numër të prekurish më lartë në krahasim më vendet e tjera. Asnjë shtet nuk e ndali dot përhapjen e virusit, por ka shumë mundësi se si ndërton sistemin mbrojtës dhe këto masa janë pikërisht për mbrojtjen tonë. Ajo që u ndodhi vendeve që nuk i morën këto masa në momentin e shpërthimit, të mos na ndodhi ne. Po i marrim që në momentin e shpërthimit këto masa për të frenuar përhapjen, numri i të infektuarve do të rritet dhe mos u çudisni?, u shpreh kreu i qeverisë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga