LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Zoti e ndihmoftë, keqardhja s’ka të sosur”/ Spiropali i përgjigjet Metës për grushtin e shtetit

19 Shkurt 2020, 14:25, Politikë CNA
“Zoti e ndihmoftë, keqardhja s’ka të sosur”/

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i është përgjigjur presidenit Ilir Meta i cili lajmëroi për një protestë kundër grushit të shtetit, në 2 mars.

Spiropali shprehet se keqardhja për Ilir Metën nuk ka të sosur.

Lidhur me grushtin e shtetit, ajo thotë se ?ai ka nisur në kokën e Metës qysh kur nisi Reforma në Drejtësi dhe do të vazhdojë sa herë që në konsensus me SHBA/BE ne miratojmë ligje që atij i duken grushta?

?Pyetja sot s?është pse Presidentit i ka dalë gjuha jashtë kontrollit dhe s?ka më asnjë kontroll mbi Ilir Metën.Kjo dihet.Pyetja është pse Ilir Meta priti Konferencën e Donatorëve për ta ribërë leckë Presidentin!Keqardhja për Presidentin ka sosur.Ajo për I.Metën s?ka të sosur!
Zoti e ndihmoftë Ilir Metën se Presidentin s?e ndihmon dot më as Luli! Populli jo e jo. Sa për grushtin e shtetit,ai ka nisur në kokën e Ilirit qysh kur nisi Reforma në Drejtësi dhe do të vazhdojë sa herë që në konsensus me SHBA/BE ne miratojmë ligje që atij i duken grushta?, shkruan Spiropali./CNA.al

Lajmet e fundit nga