web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Manjani krah Palmer për Akademinë e Transparencës/ “SHBA ka kapur demin nga brirët”

18 Shkurt 2020, 15:14, Politikë CNA

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka përshëndetur deklaratën e zyrtarit të DASH, Mathew Palmer, i cili kërkoi themelimin e një akademie transparence, për administrimin e donacioneve të dhëna për rindërtimin  e banesave të shembura nga tërmeti.

Manjani deklaron se nuk para e vlerëson Palmerin, por nuk i heq asnjë presje propozimit të tij për “Akademi të Transparencës”.

?Fiks ajo që i mungon qeverisjes transparenca. Pa transparencë nuk ka vendimmarrje të drejtë e të përgjegjshme. Nuk jep askush para për tendera sekretë dhe pa garë. As për PPP e Koncensione pa leverdi.

Shpresoj që Akademia e Transparencës të mbulojë të gjitha sektorët e tjerë. Dhe po, shumë Faleminderit SHBA që ka kapur demin nga brirët këtë radhë me ato 5 milionë Dollarë ndihmë për Transparencën, Historinë e Shqipërisë dhe me trajtimin e emergjencave nga Kryqi i Kuq?, shkruan ish-ministri në një postim në rrjetet sociale.

Ai thekson se asnjë kacidhe nuk duhet të shkojë në ndihmë të qeverisë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga