web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbledhja e fondeve nga ndërkombëtarët/ Rama: Do arrijmë në majën e synuar

18 Shkurt 2020, 13:31, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama thotë se pas mbledhjes së fondeve ditëne djeshme, rindërtimi do të kthehet në banesn e një zhvillimi të ri ekonomik dhe social.

Sipas Ramës, fondet e mbledhura dje, duke kurorëzuar me një sukses fantastik fushatën dymujore ndërkombëtare për Rindërtimin, janë vetëm pjesa kryesore, por jo e vetmja e planit ekonomik 2020.

?Ne do ta kthejmë rindërtimin në bazën e një zhvillimi të ri ekonomik dhe social për Shqipërinë që duam. Fondet e mbledhura dje, duke kurorëzuar me një sukses fantastik fushatën dymujore ndërkombëtare për Rindërtimin, janë vetëm pjesa kryesore, por jo e vetmja e PLANIT EKONOMIK 2020 – me vizion, strategji, punë e durim ne do të arrimë në majën e synuar për Shqipërinë, kur nisëm 2347 ditë më parë, të përpjetën cfilitëse të qeverisjes nga rrënojat e vitit 2013?, shkruan Rama./CNA.al





Lajmet e fundit nga