web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Shqipëria nuk e ka problem të marrë kredi”/ Shano shpjegon milionat e Francës

18 Shkurt 2020, 11:02, Politikë CNA

Eksperti i Ekonomisë, Dritan Shano, njëkohësisht anëtar i këshillit Kombëtar të PD-së tha se është për t?u vlerësuar fakti që një numër i madh vendet nën thirrjen e Komisionit Europian u mblodhën për të ndihmuar Shqipërinë.

Shano theksoi se kjo Konferencë Donatorësh ishte unike në llojin e saj sa i përket Shqipërisë pasi bëhet fjalë për të rindërtuar zonën më të rendësishme ekonomike të Shqipërisë që u dëmtua nga tërmeti.
?Ajo që pamë dje në Bruksel është se KE është në gjendje të gjeje mbështetje dhe solidarizim. Janë 94 vende që premtuan grante ose kredi për Shqipërinë. Nuk besoj që ka njeri dyshime që Komisioni është në gjendje të organizojë një konferenbcë donatorësh për t?iu përgjigjur një situatë si ajo pas tërmetit?, tha Shano.

Shano komentoi në studion e Abc News, edhe veprimin e Francës e cila ofroi më shumë para në formën e kredive të buta

Në lidhje me këtë, Shano tha se është një strategji e Francës për t?u fokusuar në Ballkanin Perëndimor.
?Franca dje ka bashkuar dy qasje të saj. Njëra lidhet me rindërtimin dhe rekuperimin e situatës në Durrës dhe Thumanë. Po ashtu ka shpërfaqur një pjesë të strategjisë së saj mbi rajonin. Franca ka një program të sajin për gjashtë vendet e Ballkanit me më shumë se 1 miliard euro. Ai 100 milionëshi nuk ka lidhje me rindërtimin. Është një projekt rajonal. Franca nuk e ka patur më parë këtë qasje ndaj Ballkanit, kjo ka ndryshuar me ardhjen e Presidentit Macron në zyrë. Ndoshta duan të balancojnë supremacinë e Gjermanisë.

Të marrësh 260 milion euro premtim në një konferencë nuk është gjë e vogël. Një pjesë e tyre janë harxhuar ndërkohë për të përballuar situatën e emergjencës pas tërmetit. Pjesa tjetër është kredi, e butë ose jo, ajo mbetet kredi?, u shpreh Shano duke shtuar se Shqipëria nuk e ka problem të marrë kredi. Madje, sipas tij së shpejti do të marrim 600 milion euro.





Lajmet e fundit nga