web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha premton bashkëqeverisje me Kryemadhin/ Nuk ka forcë që na ndalon

18 Shkurt 2020, 13:56, Politikë CNA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një prononcim për mediat pas një takimi që zhvilloi sot me aleatët në selinë blu, është shprehur i bindur në rotacionin politik.

Kryedemokrati Basha theksoi se rotacioni nuk mund të ndalet, por e tha qartë se nëse vjen në pushtet do të bashkëqeverisë me Monika Kryemadhin. Pra, me LSI-në, atë që ai vetë dikur e quante ?partia e shushunjave?.

?Rotacioni është i pashmangshëm, gjithë beteja e Edi Ramës është të ndalë rotacionin, por nuk do ketë forcë mbi tokë që të ndalojë ardhjen e opozitës së bashkuar në pushtet, me votën e qytetarëve?-tha Basha.

Pra, Basha kërkon pushtet edhe për LSI-në, si pjesë e të ashtuquajturës opozita e bashkuar./ CNA.al





Lajmet e fundit nga