web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

A është një lider i lindur, fëmija më i madh i familjes?

11 Shkurt 2020, 08:23, Blog CNA

Të gjithë e dinë se fëmijët e parëlindur janë udhëheqës natyralë, të dytët janë rebelë, dhe më të vegjlit janë të llastuar me besim të tepruar tek vetja. Të paktën, kjo është ajo që na kanë mësuar. Por a ka ndonjë gjë të vërtetë në këtë thënie?

Në vitet 1930, psikoterapisti austriak Alfred Adler, ishte i pari që studioi rendin e lindjes së fëmijëve dhe efektin e tij në personalitetin e njeriut. Ai besonte se ?çdo vështirësi në zhvillimin e fëmijës, shkaktohej nga rivaliteti dhe mungesa e bashkëpunimit në familje?.

Sipas Adlerit, një fëmijë i vetëm s?ka nevojë të garojë asnjëherë për vëmendjen e prindërve të tij, dhe nuk ?zëvendësohet? kurrë nga motrat apo vëllezërit e tjerë. Ngjashëm, fëmija më i madh merr pjesën më të madhe të vëmendjes së prindërve, dhe ka të ngjarë të ndihet përgjegjës për kujdesin ndaj vëllezërve dhe motrave më të vegjël, gjë që reflektohet tek përsosmëria, puna e palodhur dhe vetëdija e tyre.
Edhe fëmijët e lindur të dytët, garojnë vazhdimisht me motrën apo vëllain e tyre më të madh për vëmendje. Fëmijët midis të mëdhënjve dhe më të vegjëlve ndodhen midis, të cilët shpesh mund t?i lënë jashtë vëmëndjes së tyre. Për pasojë, këta fëmijë mund të zemërohen me lehtësi dhe të jenë më të ndjeshëm ndaj kritikave.

Fëmija më i vogël, është shpesh më i mërzituri në familje. Ai varet nga familja më shumë se sa të tjerët. Shtimi i një fëmije në familje, ka një ndikim në mënyrën e funksionimit të një familje. Por Adler sugjeron se këtu luajnë një rol edhe faktorë të tjerë si madhësia e familjes, shëndeti, mosha, kultura apo gjinia e fëmijës.
Ndërkohë sipas një studimi të fundit suedez, të parëlindurit kanë tipare më të favorshme të personalitetit, përfshirë hapjen ndaj përvojave të reja, vetëdijësimin, të qënit miqësorë dhe të pasurit e një stabilitetit më të madh emocional, sesa vëllezërit e tyre të lindur më vonë.
Për pasojë, ata kanë më shumë të ngjarë të bëhen drejtues dhe menaxherë të rëndësishëm, ndërsa fëmijët e lindur më vonë, që i kanë qejf rreziqet, përfundojnë shpesh të vetëpunësuar. Të parëlindurit, kanë tendencën të zotërojnë tipare psikologjike që kanë lidhje me udhëheqjen, si përgjegjshmërinë, krijimtarinë, bindjen dhe dominimin.

Ata kanë ndërkohë më shumë të ngjarë të kenë aftësi akademike, dhe nivele më të larta të inteligjencës, sesa vëllezërit dhe motrat e tyre më të vegjël. Janë këto cilësi, që besohet se i bëjnë të parëlindurit më të suksesshëm. Kjo gjë shpjegohet në dy 2 mënyra.
Nga këndvështrimi evolucionar, prindërit favorizojnë dhe investojnë shumë (për strehim dhe ushqim) tek i parëlinduri i tyre, për të rritur shanset e tyre të mbijetesës dhe riprodhimit. Por kjo vjen me një kosto, pasi prindi tani nuk është në gjendje të investojë të njëjtën sasi burimesh tek pasardhësit e lindur më vonë.

Vëllezërit më të vegjël, duhet të garojnë për këto burime të kufizuara, por edhe për vëmendjen e reduktuar prindërore. Kështu, është vënë re se prindërit kalojnë më pak kohë duke ndihmuar fëmijët e tyre të lindur më vonë në kryerjen e detyrave të shkollës, pikërisht për shkak të mungesës së burimeve rezervë.
Por ndodh shpesh që fëmijët e lindur të fundit, kanë shpesh një trajtim preferencial. Kjo pasi prindërit kanë tashmë mundësinë e fundit për të investuar burimet e tyre. Ata janë gjithashtu të moshuar, dhe kanë prirjen të kenë më shumë para në atë periudhë të jetës së tyre.
Kësisoj, prindërit kanë më shumë të ngjarë të investojnë në edukimin e pasardhësve të tyre të lindur më vonë.

Ndërkohë pritshmëritë e prindërve, mund të shpjegojnë tiparet më të favorshme të personalitetit tek të parëlindurit. Kjo do të thotë se ata priren të jenë më të rreptë me të parëlindurin. Ata e bëjnë këtë, pasi të parëlindurit duhet të jenë modele për vëllezërit dhe
motrat e tyre të lindur më vonë, dhe të mbrojnë vlerat e prindërve./Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga