Kurti: Kosova nuk kishte nevojë për këto zgjedhje, rezultati e dëshmoi qartë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...
Deputeti, Myslim Murrizi, ka reaguar në lidhje më protestën e më shumë se 850 punëtorëve naftëtarë të rafinerisë së Ballshit.
Në një deklaratë për mediat, Murrizi u shpreh se mbi 1 milion ton naftë ikën jashtë vendit tonë, por prej 12 vitesh kompania që merr energjinë nëntokësore shqiptare nuk paguan asnjë lek fitimi në arkën e shtetit.
Sipas tij, askush nuk flet për to, pasi qeveritarët po ndajnë pazaret në pjesën e naftës.
“Ndodhem sot para jush si deputet i qarkut të Fierit, për të denoncuar heshtjen e qeverisë prej muajsh për 850 punonjës të rafinerisë së Ballashit të cilët janë katër muaj pa paga dhe dy muaj në protestë.
Protesta e tyre është në vesh të shurdhër sepse qeveria është e kapur nga korrupsioni dhe askush nuk flet për 100 familje që vuajnë për kafshatën e bukës.
Disa herë punonjësit e rafinerisë së Ballshit, jo vetëm sot por prej vitit 2008, janë denigruar dhe diskredituar nga qeveritë sepse zyrtarë të ndryshëm dhe politikanë të mazhorancave respektive ndajnë pazarë me pjesën e naftës dhe me “Banker Petroleum”.
Mbi 1 milion ton naftë në Shqipëri ikën jashtë vendit tonë. Prej 12 vitesh kompania që merr energjinë nëntokësore shqiptare nuk paguan asnjë lek fitimi në arkën e shtetit.
E çuditshmja është që nafta ikën në tregjet e botës me një çmim 15 euro më lirë sesa në vend dhe 815 punonjës të rafinerisë së Ballshit janë pothuajse të flakur në rrugë prej vitit 2008 kur është privatizuar Alpetroli.
Si deputet i qarkut Fier i jam drejtuar dy herë me shkresë zyrtare Autoritetit të Konkurrencës, autoritet i cili duhet të ndërhyjë në raste të tilla për të vetmin rast që autoriteti ka marrë 6 vendime dhe nuk ka zbatuar asnjë vendim të tij. Ky është rasti abuziv i mosndërhyrjes në rastin e shkeljes flagrante të konkurrencës të kompanisë “Bankers Petroleum”, kontratës që ka me rafinerinë Ballsh për të mos u flakur në rrugë këta punonjës dhe që kjo naftë shitet në Shqipëri me çmim më të lirë sesa vjen nga importi.
100 milion euro është gjobitur kompania “Bankers Petroleum” nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganës për mospagesë akcize.
Në datë 31 maj 2019, edhe sot e kësaj dite, s?ka paguar asjë lek sepse në mënyrë arbitrare nga Ministrja e Financave, e urdhëruar nga kapoja që është i kyçur në kullën e kryeministrisë që urdhëron dhe zonjën Juljana Latifi, kryetare e Autoritetit të Konkurencës, nuk është realizuar, dhe nuk është ekzekutuar vendimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganës.
Ju bëj thirrje deputetëve të qarkut Fier të Partisë Socialiste, të cilët sa herë që kanë patur nevojë për vota ja kanë premtuar, që uzina do të ndizet. Kryeministrit, kryetarit të Kuvendit, që është deputet i qarkut Fier, Zv.kryeministrit, dhe të gjithë deputetëve të qarkut Fier që nuk kanë gisht tek aferat korruptive që luhen në kurriz të familjeve të Mallakastrës, Patosit dhe Roskovecit dhe të 1 milion e kusur ton naftë pasuri kombëtare të Republikës së Shqipërisë që të ngrihen dhe të reagojnë për një të drejtë legjitime të këtyre punëtorëve që çdo ditë protestojnë sa para Prefekturës, aq edhe në uzinën e rafinerisë së Ballshit.
Gjashtë vendimet e Autoritetit të Konkurrencës dhe përgjigja përfundimtare që më drejtohet mua zonja Juljana Latifi është që në të gjithë vendimet, autoriteti merr vendim që “Bankersi…”, mbi 80% të xhiros vjetore dhe 5% të xhiros ditore nëse nuk zbatohet kontrata. Deri më sot asnjë vendim i ekzektutivit, asnjë lek i futur në arkën e shtetit.
Kohët e fundit kam vënë re një propagandë demagogjike edhe nga qeveria edhe nga suflerët e saj, që kane hap krahët për investitorët amerikan në Shqipëri.
Kam parë selfie me Ambasadoren e re të ardhur, por realisht është prezente prej 30 vitësh post komunizëm, vëmë re është që naftën, minierat, aeroportin e kanë kinezët.
BKT, Telekomin, hidrocentralet , Kurumin por edhe portin e Durrësit dhe aeroportin imagjinar të Vlorës e kanë turqit.
Rusët po vijnë vërdallë për vendburimin e naftës.
Skanerin e doganës, SKS-në, aleatëtin që bën pashaporta, embarkimin e naftës, kasat fiskale, dheck up-in e famshëm , sterilizimin e paisjeve kirurgjikale, PPP-të, dhe çdo tendër që ka miliona euro i kanë tufa solidare e hajdutëve të politikës shqiptare. Amerikanët nuk i shof gjëkund, në asnjë cep të ekonomisë shqiptare.”/CNA.al
Moderatori Arian Çani deklaroi se politika nuk është e zonja...
Deklarata të forta janë bërë mbrëmjen e sotme, pas arrestimi...
Ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka komentu...
Deputeti Myslim Murrizi ka ironizuar takimin e bashkëkryetar...
Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, i është pë...
Prokuroria e Përgjithshme i është drejtuar me një kërkesë Ko...
Ish deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, e ftuar në ...
Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Pataozi shprehet ...
Disa ditë më parë Dashamir Shehi, kreu i LZHK-së tha në një ...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar zhvillimet në...
Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës s...
Ambasadori i BE-së Luigi Soreca gjatë një dekklarate për sht...
Ambasadori i BE-së Luigi Soreca prezantoi sot metodologjinë ...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të zhvillojë nesër viz...
Nënkryetari i PD, Edmond Spaho ka publikuar një video të kry...
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka ngritur akuza të forta n...
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e qyte...
Përfundon mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste e cila u...
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka publikuar një video prezantu...
Projektet për zgjerimin e hekurudhave në vend, me Durrës – R...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...
Qytetarët e Bashkimit Evropian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...