web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Me impeachment-in, demokratët treguan se Trump e meriton një mandat të dytë

8 Shkurt 2020, 07:37, Blog CNA

Nga Marc A.Thiessen ?The Washington Post?

* Nisma e demokratëve për të fajësuar dhe shkarkuar presidentin Trump, ishte e destinuar të dështonte. Por më shumë sesa kaq, ajo e ka forcuar shumë Trumpin në prag të fushatës presienciale të këtij viti, duke rritur shanset e tij për të fituar një mandat të dytë.

Së pari, procesi ka rritur popullaritetin e Trump në pikën më të lartë të presidencës së tij. Në mesin e tetorit 2019, pak para se të nisnin seancat dëgjimore në Kongres, vlerësimi i figurës së tij sipas Gallup ishte vetëm 39 për qind. Këtë javë, kur po ndodhte gjyqi i tij në Senat, Gallup raportoi se Trump u rrit me plot 10 pikë, në 49 përqind, rekordi i tij më i mirë qëkur është zgjedhur president.

Tashmë, numri i amerikanëve që duan largimin e Trumpit është në rënie. Në tetor 2019, një shumicë prej 52 për qind e amerikanëve mbështesnin shkakrimin e tij. Sot një shumicë e ngjashme prej 52 për qind, e kundërshton këtë gjë. Për demokratët, ky është një dështim i rëndë.

Në vend të çuarjes përpara të betejës së tyre juridike për largimin e Trumpit, demokratët kanë bindur më shumë amerikanë, se ai e meriton një mandat të dytë. Para zgjedhjeve të mesit të mandatit të vitit 2018, që i dhanë demokratëve kontrollin e Kongresit, vetëm 41 për qind e amerikanëve, mendonin se Trump duhej të rizgjidhej.

Sot pas dështimit të impeachment-it, 50 përqind dëshirojnë t?i japin atij edhe 4 vjet të tjera në detyrë. Që nga fillimi i procesit, raporti i Trumpit me votuesit është përmirësuar ndjeshëm. Së dyti, procedura e fajësimit e mobilizoi shumë bazën e tij elektorale.

Sipas Gallup, pëlqyeshmëria e presidentit në mesin e republikanëve, është tani në nivelin rekord 94 për qind, një rritje me 6 për qind nga muaji i kaluar. Sa më shumë demokratët janë përpjekur që ta silurojnë, aq më shumë republikanë janë tubuar rreth presidentit.

Së treti, dështimi i nismës së impeachment-it e ka demoralizuar bazën elektorale të Partisë Demokratike. Një sondazh i agjencisë së lajmeve Associated Press, zbulon se vetëm 33 përqind e demokratëve janë entuziastë mbi rezultatin e PD në presidencialet e këtij viti.

Në votimet për përzgjedhjen e kandidatëve në Ajoua, ku votuesit demokratë patën mundësinë të tregonin entuziazmin e tyre për të mposhtur Trumpin në nëntor, pjesëmarrja ishte vetëm 170.000, një rënie prej 30 përqind në krahasim me presidencialet e 2008-ës, kur 240.000 qytetarë të këtij shteti dolën në votime, për t’i dhënë Barak Obamës fitoren e tij të parë në parapraket presidenciale.

Së katërti, procesi i fajësimit i ka vendosur në një pozitë delikate demokratët e moderuar në Kongres. Një sondazh i The New York Times dhe Sienna College, zbuloi kohët e fundit se thuajse 2/3 e votuesve në 6 shtete të luhatura, që votuan për Trumpin në vitin 2016, por më pas votuan për demokratët në Kongres në vitin 2018, planifikojnë të mbështesin sërish Trumpin në presidencialet e këtij viti. Dhe ky është lajm shumë i keq për 31 demokratët e Kongresit.

Së pesti, impeachment-i detyroi demokratët të zhbllokojnë disa ligje, dhe t?i japin Trumpit fitore të tjera të mëdha. Kështu për të mos u fajësuar nga publiku për pengim të reformave, demokratët votuan pro Marrëveshje SHBA-Meksikë-Kanada, mbi projektligjin e ri për taksat që shfuqizoi 3 taksa të Obamacare, pro buxhetit të mbrojtjes prej 738 miliardë dollarësh, apo ndërtimit të murit në kufi me Meksikën.

Së fundmi, fajësimi e ka ndihmuar Trumpin të mbledhe më shumë fonde për fushatën presidenciale. Në tre muajt e fundit të vitit 2019, Trump mblodhi 46 milionë dollarë, duke arritur  në 102.7 milionë dollarë në total. Gjyqi në Senat, ka të ngjarë të ketë një ndikim të ngjashëm në mbledhjen e fondeve gjatë 3-mujorit të parë të vitit 2020.

Impeachment-I, mobilizoi  jo vetëm votuesit republikanë, por edhe donatorët republikanë. Dhe plagët e vetë-shkaktuara nga demokratët vazhdojnë. Gjatë fjalimit vjetor të Trump, Kryetarja demokrate e Kongresit Nensi Pelozi, e theu protokollin dhe refuzoi të shqiptojë fjalët tradicionale të hyrjes së presidentit:?Jam shumë e nderuar dhe e privilegjuar të prezantoj presidentin e Shteteve të Bashkuara!?.

Dhe pastaj e grisi para të gjithëve kopjen e fjalimit të presidentit. Imazhi që demokratët përcollën tek publiku, ishte ai i një grupi humbësish të dëshpëruar. Trump hyn tani në zgjedhjet e vitit 2020, i forcuar dhe i trimëruar. Për tre vjet, demokratët e sulmuan me gjithçka.

Ata e akuzuan atë për ryshfet, zhvatje, shkelje të financimit të fushatës, pengim të drejtësisë, pengim të punës së Kongresit, abuzim me pushtetit, komplot dhe madje edhe tradhëti kombëtare. Tre vjet më vonë, ai është sërish në detyrë, dhe falë impeachment-it, mund të qëndrojë ende në Shtëpinë e Bardhë pas zgjedhjeve të nëntorit./ Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga