web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Bojkoti ishte vetëshkatërrues, nuk do të ndodhë më”/ Rama flet në emër të opozitës?

6 Shkurt 2020, 09:48, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës që po zhvillon në SHBA, ka mbajtur një fjalë në Këshillin e Atlantikut.

Ndër të tjera, gjatë fjalës së tij, Rama është ndaluar edhe në situatën politike në vend si dhe bojkotin e opozitës.

Rama ka theksuar se bojkoti i opozitës në zgjedhje ishte e panegociueshme, por tani sipas tij nuk do të ndodhë më se e kuptuan se ishte vetëshkatërruese.

“Ne kemi folur shumë gjatë kësaj kohe sa shumë dëm u ka bërë komunizmi vendeve tona. Jemi rritur në një shoqëri kur kundërshtari nuk ekzistonte. Nëse nuk bie dakord me hir apo me pahir, atëherë jeta është e mirë, nëse nuk bie dakord në mënyrë të çmendur jeta është e keqe.

Ne jemi duke u rritur, ende nuk arritur aty ku duhet dhe nuk e shoh domosdoshmërisht si problem, por si një mangësi në procesin e rritjes. Unë mendoj se kemi kaluar një moment të vështirë. Asnjëherë nuk kishim pasur bojkotimin e zgjedhjeve dhe kjo duhej refuzuar, nuk mund të ishte e negociueshme. Unë e shoh shumë të pagjasë që partitë e tjera të bëjnë të njëjtën gjë në të ardhmen, të gjithë kuptuan se nuk fiton është vetë-shkatërruese, nuk të sjell asgjë. Ne nuk kemi parti që janë anti-NATO apo BE. Ne jemi i vetmi vend që nuk pati asnjëherë parti komuniste, ka një me zero%. Në Malin e Zi është ndryshe, ata kanë kundërshti ndaj integrimit në NATO” tha Rama.





Lajmet e fundit nga