web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Të gjithë në SHBA, vetëm Luli në Tiranë

6 Shkurt 2020, 10:37, Politikë CNA

E gjithë klasa politike shqiptare, dy ditët e fundit po njofton axhenda dhe takime nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe i vetmi person që ka ngelur në Tiranë duke bërë video dhe duke u grindur me pastrueset e konvikteve, apo duke dalë shëtitje në rrugë është Lulzim Basha, i cili mesa duket nuk shkon dot në SHBA.

Dje, kryeministri Edi Rama njoftoi një takim me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, që është një zyrtar i dytë i rëndësishëm i SHBA, i cili drejton Departamentin Amerikan të Shtetit.

Të njëjtin takim, pra me Sekretarin Amerikan të Shtetit, e ka njoftuar edhe presidenti Ilir Meta, i cili ka prezantuar edhe ftesën zyrtare të ardhur në Presidencë.

Pra, dy krerët e lartë të shtetit shqiptar, presidenti dhe kryeministri takohen me Sekretarin Amerikan të Shtetit. Ky është një lajm i mirë për Shqipërinë. Jo se është takuar Rama apo Meta, por për vëmendjen që ka politika amerikane ndaj vendit tonë.

Një axhendë në Amerikë po zhvillon edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila ka ikur së fundi shpesh përtej Oqeanit, duke filluar lobime dhe duke tentuar që të rregullojë ?biografinë?, të cilën e ka më të nxirë se Luli në SHBA.

I vetmi që nuk po shkon dot në SHBA, është kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha, i cili ka filluar serialin e telenovelave turke rrugëve të Tiranës, ndërsa në SHBA ende nuk e pret askush.

Dhe sa i rëndësishëm është na e tregoi edhe vetë ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, e cila e takoi të fundit fare dhe pas disa ditësh që kishte mbërritur në Tiranë. Duke treguar edhe rëndësinë e vërtetë të Lulit.

Përplasja e Bashës me amerikanët, por edhe Monika Kryemadhit, filloi menjëherë pas djegies së mandateve të deputetëve në shkurtin e vitit të kaluar dhe qëndrimeve të forta që ata mbajtën kundër diplomatëve të huaj dhe sulmeve dhe akuzave që ata bënë ndaj ambasadës së SHBA-ve dhe Bashkimit Europian./ CNA.al

Pse Luli nuk shkon për vizitë në SHBA?





Lajmet e fundit nga