Nga Astrit Patozi/ Secili ka zgjedhur 21 janarin e vet
Secili ka zgjedhur 21 janarin e vet, jo për të respektuar vl...
21 Janari është ?ksuar tashmë në memorien kolektive të qytetarëve shqiptarë si referencë ndaj ngjarjeve tragjike të vitit 2011. Me të drejtë ajo ngjarje ishte tejet tragjike në tërësinë e saj.
Tragjike ishin motivet e organizimit të protestës, tragjike ishin përgatitjet dhe skenari që çuan në përfundime poaq tragjike, me pasojë humbje jetësh të pafajshme njerëzore dhe rrënim të imazhit të vendit. Ndërkohë shteti mori një goditje të rëndë nga pamundësia e vet për t?i parandaluar shkaqet dhe pasojat e asaj ngjarjeje.
Për fat të keq politika në Shqipëri, pozita dhe opozita, i konsiderojnë ende si legjitime aksionet që ndërmarrin, në çdo rast dhe në të gjitha rastet, pa marrë parasysh dëmet që i shkaktojnë shtetit. Dhe kjo ndodh pikërisht sepse gjatë 29 viteve të tranzicionit (derivate të klonuara këto të 45 viteve të diktaturës), shteti është përdorur thjesht si instrument i pushtetit dhe si folezë që të siguron rehatinë. Për legalistët dhe kombëtaristët, asnjëri prej akteve të dramës së 21 Janarit 2011 nuk duhet përsëritur, kurrnjëherë.
Pikërisht për këtë arsye, në memorien tonë kolektive mbisundon 21 janari i vitit 1920, kur në Kongresin e Lushnjes u mblodh elita atdhetare e vendit për të marrë vendime të rëndësishme për jetësimin e pavarësisë së shpallur pak vite më parë dhe për formimin e shtetit e institucioneve, në format dhe mënyrat më optimale për kushtet e kohës. Kur vlerësohen vendimet e marra në atë Kongres në raport me kushtet dhe rrethanat e brendshme e ndërkombëtare, kuptohet qartë se shumica e shtetarëve të asaj kohe kishte një format tjetër dhe ata ishin brumosur me ndjenja të forta kombëtare e me vetëdijen se prioritare e mbi gjithçka janë arsyet e shtetit dhe interesat e popullit dhe të kombit.
Nëse logjika e hekurt e shtetformimit, nëse logjika e ligjit të formuluar dhe të zbatuar mbi arsyen e shëndoshë, mbi të Drejtën e jetësuar në ligje dhe në interesat e të drejtat e qytetarëve do të zbatoheshin në kohërat tona, sikurse vepruan formuluesit dhe miratuesit e vendimeve shpëtimtare të Kongresit të Lushnjes të 21 Janarit 1920 – asnjë 21 Janar tjetër nuk do të përmendej sot. Madje do të ndodheshim në një situatë kur 21 Janari kalendarik i ngjarjeve më të mëdha historike do të kremtohej me ceremoni shtetërore, si datë e çmuar për kombin. Por që të nderohen me ceremoni shtetërore datat që vulosin shtetformimin, së pari duhet të ekzistojë shteti…
* Ish-kryetar i Partisë Lëvizja e Legalitetit
Secili ka zgjedhur 21 janarin e vet, jo për të respektuar vl...
1./Arbri është një djalë i vogël që ndryshe nga moshatarët e...
Një shaka prej mediaje bulevardeske e tabloidit gjerman Bild...
Gazeta më e madhe në vend, dalë në 5 janar të vitit 1991, nj...
Nga Ardit RadaTabloidi gjerman “Bild”, jo pak i njohur për s...
Nga Ekrem Spahiu Pas afro 8 vjetësh pikëpyetjesh për ekziste...
Nesër më 21 janar Tirana bën 100 vjeç si kryeqytet. Meqë ësh...
* Një pyetje që e kam fort për zemër: A e shpëtojmë dot fëmi...
Nga Azgan HaklajJanari kryefjala e historisë kombëtare dhe k...
FarmaqeShqiptari patriot është njeri inteligjent, thellësish...
Qarkullonte prej vitesh në mendjet dhe gojët e njerëzisë. Në...
Nga Armir ShkurtiLexova se rrethi që merret me ruajtjen e fy...
Per mosperputhjen e plote mes bindjeve te mia dhe sistemit z...
Të veshur, të mbathur, të larë, të krehur, me muhabete të th...
S’ka gjë që e zbulon mjerimin intelektual më tepër se citime...
Nga Ben Andoni-Pak herë Shqipëria politike ka pasur këtë ano...
Tryeza e partive?Qeveria 10 – Opozita 1Por, të ndjekim vazhd...
Përse Edi Rama është një bastard social i shqiptarëve? Sepse...
Nga Genc Pollo* Para afro 20 vjetësh isha i ftuar në një dar...
Nga Ilirjan Blloshmi-Lulzim Basha do bëhet kryeministër një ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...