web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

9 vite nga 21 Janari/ Lubonja "zë ngushtë" Ramën: Protestuesit u çuan atje për t’u vrarë

21 Janar 2020, 17:17, Politikë CNA

9 vite nga ngjarja e bujshme e 21 Janarit të vitit 2011, ku mbetën viktimë 4 protestues, analisti Fatos Lubonja thotë se moszbardhja e vrasjeve është krim i dyfishtë.

Analisti thotë se ashtu si opozita edhe mazhoranca janë të dyja fajtore për këtë gjë, pasi thekson se PS i dërgoi protestuesit drejt vdekjes.

?Unë e kam pak të ndryshëm mendimin për ?21 Janarin?, sepse ndodh sikur një pjesë janë me PD dhe vënë theksin te opozita, dhe veçanërisht për faktin pse PS nuk bëri asgjë për të vënë drejtësi dhe akuzohet PS se nuk iu qëndroi protestuesve, si dhe PD për sulmin e dhunshëm që u përdor atëherë dhe faktin që u sulmuan institucionet, pra legjitimimi i asaj që u bë. Ajo që ndodh për mua është kjo, që sot jemi në këtë pikë, sepse 21 janari ishte një krim i dyfishtë, jo i njëfishtë, siç e shohin një pjesë, që e bëri njëra ose tjetra palë. Ata njerëzit që u çuan atje nga PS, dhe këtu është përgjegjësia që ka PS, që e përgatiti një ditë më parë dhe duke paralajmëruar se populli është aq i zemëruar dhe nuk mbajmë ne përgjegjësi.

Ata njerëz u çuan qëllimit për t?u vrarë ndonjëri. Pra, kishte një qëllim të mbrapsht, me shpresën që përballë kishin një njeri të mbrapsht që mund të binte në këtë grackën dhe të qëllonte ndonjërin, siç edhe ndodhi. Pra, nëse ne do bëjmë gjyq të paanshëm për fajtorët, nuk lahen edhe këta që i çuan njerëzit atje. Sepse është njëlloj si të çosh ca njerëz tek ariu, ariu do t?i hajë ata, dihet. Kjo është eliminuar fare nga PS, por ata e kanë brenda atë pjesë, sepse nuk ishte një protestë e vërtetë popullore, psesë po të ishte kështu të nesërmen do të ishte djegur kryeministria, se u vranë 4 veta, por nuk ndodhi, sepse deshën ta shesin si protestën e pranverës. Tani iu intereson heshtja dhe kaq?, deklaroi Lubonja.

Sipas tij, protestuesit u dërguan në “Bulevardin Dëshmorët e Kombit”  në 21 janar për t?u vrarë dhe pretendon se për këtë arsye nuk zbardhet ngjarja.

?Çështja komplikohet, nëse do ta ngremë në parim lidhur me atë sa dhuna mund të përdoret në protesta, dhuna, mosbindja civile, sa janë të legjitimuara dhe sa jo. Kur të bëhet gjyqi ndoshta dënohet më shumë vrasjet, sesa ata që i shtynë, por ama janë të dyja palët. Ata u çuan atje për t?u vrarë. PS i ngarkohet më shumë pse s?bëri drejtësi? Por, nuk bëri drejtësi se ka qenë qëllimi i keq që në fillim dhe nuk i intereson fare. Unë kamë qenë në protestë, aty ishin një masë e madhe, jo aq e madhe, siç nxjerr PD sot, si dhe një grup sulmi i veçantë, që do të destabilizonte, që do sulmonte kryeministrinë, do krijonte një situatë, që do tregonte një urrejtje të madhe popullore. Ishte shpresa që dikush do gjuante dhe do vriste ndonjë dhe kjo do instrumentalizohej dhe do bëhej mjet lufte politike, siç u bë?, theksoi Lubonja./ CNA.al





Lajmet e fundit nga