Italia “i jep një dorë” Shqipërisë/ Ambasadori Bucci: E kemi ndihmuar të përballojë prezencën e OSBE
Ambasadori i Italisë në Shqipëri Fabrizio Bucci, i cili vetë...
Avokat i njohur Spartak Ngjela ka ngritur alarmin për gjendjen në të cilën ndodhet vendi.
Sipas tij, korrupsioni i lartë shtetëror po shkatërron jetën e shqiptarëve, e për pasojë njerëzit po largohen gjithnjë e më shumë.
Mirëpo Ngjela paralajmëron se Amerika dhe SPAK do t?i japin goditjen e rëndë korrupsionit të lartë shtetëror dhe shqiptarët do të marrin shpërblimin e merituar.
Shqiptarët po presin që me anë të SPAK-ut dhe ndërhyrjes ndihmuese të politikës amerikane, të shpëtojnë nga pushtimi çnjerëzor që iu ka bërë korrupsioni i lartë shtetëror.
l
Sot është e qartë për këdo: korrupsioni i lartë shtetëror po shkatërron jetën e shqiptarëve. Por, gjithkush e di që, vetëm goditja penale kundrejt krerëve të korrupsionit shtetëror, do të jetë shpëtimi i tyre.
Jeta e rrezikuar e shqiptarëve përballë grabitësve të vlerave materiale: ky është ekuacioni i sotëm që duhet shkatërruar nga SPAK-u.
Këtë po presin shqiptarët nga politika amerikane. Shpejtimin e tyre. Korrupsioni i lartë shtetëror, shqiptarët i ka lënë pa atdhe.
Shqiptarët sot masivisht duan të lënë Shqipërinë. Janë në dëshpërim historik. Në fakt, ky është dëshpërimi që shqiptarët ia kanë shkaktuar shqiptarëve. Domethënë Shqipëria ka hyrë në vetë-shkatërrim.
Në fakt, kjo ka qenë e gjithë historia njëqindvjeçare e Shqipërisë: shpresë në fillim, dhe dëshpërim me humbje shprese më pas: kështu kanë ecur shqiptarët në njëqind vjet. Por, kjo gjithmonë si shkak ka pasur abuzimin e shëmtuar me pushtetin që kanë bërë krerët e tyre.
Në fakt, shëmtimi antivlerë në Shqipëri ka filluar në vitin 1945, kur shqiptarët u sunduan nga Enver Hoxha, që u soll si një zotërues skllevërish dhe jo si drejtues i qytetarëve.
Sot Shqipëria, esencialisht, në drejtimin e saj shtetëror, ka ndryshuar vetëm formën dhe stilin e abuzimit: nga dhuna tiranike izoluese hoxhiste e komunizmit shqiptar, te vjedhja e madhe e vlerave materiale; dhe, nga kjo vjedhje, te varfëria ekstreme e shqiptarëve dhe te shitja e interesit kombëtar. Korrupsioni i madh i administratës së lartë shqiptare, në thelb është sundimi joligjor me abuzim të shumëfishtë: tjetërsim i pronës private; abuzim administrativ për tjetërsimin e pronës shtetërore; konçesione klienteliste; shitjen e interesit kombëtar; privilegje ligjore në treg, në mbështetje klienteliste të dhënies së tenderave.
Nuk duhet të harrojmë se varfëria e imponuar nga grabitësit e vlerave kombëtare, për një shoqëri, është pushtim i saj dhe i atdheut. Kjo është arsyeja që shqiptarët sot ndihen si të janë pa atdhe. Dhe, pesimistë në masë, që po kërkojnë të lënë Shqipërinë. Por, nuk është e vogël edhe pjesa që ka revoltë të brendshme.
Pesimistët nuk besojnë se mund të ndryshojë kjo gjendje, kurse të revoltuarit presin ndëshkim nga SPAK-u, kundër korrupsionit të lartë shtetëror.
ll.
Tani që Prokuroria e Posaçme u ngrit, detyra e SPAK-ut duhet të jetë: ngritja e akuzave për korrupsionin e të korruptuarve të lartë.
Vetëm ky proces i krijon njëherësh Shqipërisë zhvillimin ekonomik dhe shqiptarëve mundësinë për të rifituar atdheun e tyre të grabitur në të gjitha vlerat.
Por kjo arritje, që po vjen me anë të ndihmës së politikës amerikane, është në fakt shpërblimi që shqiptarët presin të marrin si mirënjohje për proamerikanizmin e tyre të pashoq sot në rrafsh botëror. Dhe patjetër që do ta marrin.
Shqiptarët duan dhe po presin ndëshkimin e korrupsionit të lartë shtetëror, i cili është sjellësi i fatkeqësisë së tyre.
Ambasadori i Italisë në Shqipëri Fabrizio Bucci, i cili vetë...
Presidenti Ilir Meta foli me rezerva për marrëdhënien me kry...
Presidenti Ilir Meta foli për marrjen e kryesimit të OSBE-së...
Presidenti Ilir Meta ka komentuar marrëveshjen e pozitës dhe...
Presidenti Ilir Meta thotë se ndihet krenar që është akuzuar...
Sot Presidenti Ilir Meta i është drejtuar zyrtarisht Komisio...
Avokati Altin Goxhaj ka treguar arsyet pse Rilindasit nuk fe...
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i rëndë i ndodhur...
Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi ka qenë sot në ...
Reforma zgjedhore, duket sikur po merr udhë! Midis PD-së dhe...
Kryetari të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri Bernd Borchardt...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi thotë se Kongresi i Lushnj...
Kreu i PD, Lulzim Basha ka kujtuar 100 vjetorin e Kongresit ...
Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata ndërsa e ...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati i ndodhur par...
Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, juristi Çlirim Gjata k...
Një ndër aleatët e Lulzim Bashës, Dashamir Shehi, kryetar i ...
Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK), Dashamir Shehi...
Kryeministri Edi Rama mesa duket nuk ka më as projekte 3D, d...
Presidenti Ilir Meta, ndërsa ka kujtuar 100-vjetorin e Kongr...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...