web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Meta thumbon Ramën për shkarkimin e Bushatit/ "Duhet të reflektojë për kryesimin e OSBE"

21 Janar 2020, 14:59, Politikë CNA

Presidenti Ilir Meta foli për marrjen e kryesimit të OSBE-së dhe emërimin e ish-ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati si i dërguar i posaçëm për OSBE.

Për Bushatin, Kreu i Shtetit tha se nuk gëzohet për gabimin që bërë kryeministri Edi Rama në shkarkimin e tij, por theksoi se me rëndësi është që Shqipëria ta kryesojë denjësisht OSBE-në.

?Nuk jam nga ata që gëzohen se dikush ka bërë një gjë të gabuar në të kaluarën, për mua ka rëndësi që Shqipëria të bërë figurë të mirë në kryesimin e OSBE-së. Shqipëria duhet të reflektojë për çështjen e zgjedhjeve. Kërkova kryesimin e OSBE-së për të normalizuar situatën në Shqipëri që dihet nga kush u refuzua?, u shpreh Meta në studion e ABC Neës.

Meta deklaroi se miratimi i paketës së censurës ka lënë një shije të keqe te ndërkombëtarët, ndërsa sipas tij prek edhe kryesimin e OSBE-së.

?Paketa antishpifje krijon  një atmosferë censure, por edhe cënon të drejtën ku organi administrativ zëvendëson gjykatat. Kjo ka sjellë shumë reagime ndërkombëtare. Është e rëndësishme që Shqipëria të bëjë më të mirën për kryesimin e OSBE-së, por gjithashtu do të jetë shumë mirë që të shtojë përpjekjet për çështjet e bredshme?, theksoi presidenti./ CNA.al





Lajmet e fundit nga