web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

14 vite pa Ibrahim Rugovën/ Basha i tregon Ramës si mund ta nderojnë

21 Janar 2020, 16:15, Politikë CNA

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka kujtuar ditën e sotme presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, në 14 vjetorin e ndarjes nga jeta.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha deklaron se sot nderimi më i madh që mund t?i bëjmë kujtimit të Ibrahim Rugovës, është ngritja e shteteve të forta të Shqipërisë dhe Kosovës, me demokraci të vërtetë, liri dhe dinnjitet njerëzor

?14 vjet më parë kaloi në amëshim Ibrahim Rugova, gjeniu i politikës shqiptare dhe vazhduesi më i denjë i aksionit për zgjim kombëtar të Rilindjes Kombëtare. Rugova ishte si një fanar ku shqiptarët, andej e këndej Drinit, shihnin dritën e shpresës, dritën e çlirimit, edhe atëhere kur pak vend kishte për shpresë e pak optimistë besonin tek çlirimi i Kosovës nga zgjedha e fundit kolonialiste në Evropë.

E sotmja nuk është një datë dëshpërimi, as një përkujtimore, është një fat, është një këmbanë për secilin prej nesh për ta ndihmuar vetveten t?i rikthehemi veprës dhe trashëgimisë së Ibrahim Rugovës. Si një qëndrestar i pashoq në përpjekjen për demokraci, ai na mëson se si duhet t?u qëndrojmë kauzave të drejta, t?i mëkojmë ato dhe të mos i braktisim?, shkruan Basha.

Më tej ai thekson se Rugova foli për Bogdanin në ditët më të errëta për Kosovën dhe u solli atyre kushtrimin e Çetës së Profetëve ?Eja kush asht trim…?. Kryedemokrati thotë se Rugova foli për demokracinë atëherë kur shqiptarët në Shqipëri e në Kosovë kishin aq shumë nevojë për të.

?Laureati i çmimit ?Saharov?, ?Gandi i Ballkanit?, themeluesi i të parës parti antikomuniste në botën shqiptare, luftëtari i palodhur për kthimin e shqiptarëve atje ku e kanë vendin dhe ku e meritojnë, në Perëndim, u shndërrua në legjendë që në të gjallë të tij.

Sot nderimi më i madh që mund t?i bëjmë kujtimit të Ibrahim Rugovës është ngritja e shteteve të forta të Shqipërisë dhe Kosovës, me demokraci të vërtetë, liri dhe dinnjitet njerëzor dhe me një dashuri të pashoqe për shkollën dhe për gjuhën shqipe.

Veç kjo përpjekje mund të përligjë tek ne krenarinë se ishim bashkëkohës të Ibrahim Rugovës dhe pasardhës të politikës që ai themeloi në botën shqiptare?, deklaron lideri i opozitës./ CNA.al





Lajmet e fundit nga