Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Kreu i Republikës së Re Lulzim Basha në një dalje për mediat dje, u duk sikur bëri një hap pas dhe deklaroi disa herë se donte një sistem zgjedhor që ta zgjidhnin shqiptarët, për më tepër personalisht ai ishte për maxhoritar të pastër.
Luli në fakt bëri një hap pas, menjëherë pas reagimit të fortë nga opinion publik dhe shumica e shqiptarëve, disa ditë pasi kishte deklaruar zyrtarisht se donte mbajtjen e këtij sistemi dhe problem në vetvete nuk ishte formula por vjedhja, blerja dhe krimi në zgjedhje.
Basha ka pjesërisht të drejtë kur flet për manipulimin dhe vjedhjen e votës, por edhe për sistemin. Sepse, në 2017 bëri një katastrofë elektorale me dorën e tij që shqiptarët po e vuajnë dhe sot. Edhe sikur t?i falim 50 apo 100 mijë vota sërish nuk del fitues.
Në fakt ai gënjen që do vetë personalisht një sistem maxhoritar, sepse me hartën administrative dhe elektorale të Shqipërisë, PD është në disfavor ndaj të majtës, pikërisht sepse Luli nuk mori pjesë në reformën administrative dhe ja la Ramës në dorë, ashtu si 61 bashki në tavolinë. Por asgjë nuk është njësoj si më parë kur dhe u fut ky sistem që kemi dhe u rrëzua maxhoritari.
Lideri historik i PD, Sali Berisha e dinte mjaft mirë situatën elektorale dhe formulat zgjedhore. Ai pranoi një sistem që t?i jepte sa më shumë vota PD përballë një të majte e cila siguron shumicën e votave në Shqipërinë e mesme dhe në jug ku është përqëndrimi më i madh i popullsisë. Ai e provoi në 2005 ku PD ka më pak vota se në vitin 2001, zgjedhjet që u vodhën vërtet me banda dhe polici.
Sistemi aktual nuk është përfaqësues i zgjedhësve. por i kryetarëve të partive dhe preferencave të tyre. Berishës i siguroi mandatin e dytë, por Luli nuk eshtë doktori.
Ky lloj sistemi ka prodhuar edhe parlament krimi si në 2013, por edhe parlament me infantilë dhe analfabetë si ai i 2017. Është po ky sistem që pas mandatit të parë të PD e mbajti në pushtet Berishën, por pas një koalicioni me LSI në vitin 2009, pas një qeverisje nga më të mirat historike të vendit në vitet 2005-2009, sërish pushteti u mbajt me patericë. Pra i dha një mandat PD, çalë, çalë.
Ndërsa në 2005 fitorja e PD erdhi pas 16 zonave elektorale të humbura nga socialistët për shkak të kandidatëve të pavarur dhe rolit të Ilir Metës, në atë kohë në një luftë të hapur me Fatos Nanon. Pra edhe ky sistem dhe maxhoritari i 2005, nuk janë shumë favorizues për të mos thënë katastrofik për PD.
Opozita ka favoret dhe disfavoret e saj në këtë situatë politike, por Lulzim Basha mendon dhe beson se ky sistem i jep garanci për fitore.
Në fakt listat e mbyllura dhe ky sistem janë krejtësisht në dorë të kryetarit të partisë, Basha e të gjithë aktorët politikë e dinë mirë. Ky është në favor të Lulit dhe në disfavor të PD. Është në disfavor pasi nuk maksimalizon votën e PD, por shpresa e vetme e Lulit është koalicioni i madh dhe pakënaqësia në rritje ndaj Ramës pas 7 vite qeverisje, me skandale, PPP, korrupsion dhe reforma të dështuara.
Kreu i Republikës së re shpreson dhe beson se me koalicion të madh bashkë me LSI, ai maksimalizon votat me këtë sistem. Në fakt, ky është një bashkim mekanik dhe me problemet që ka PD, të cilat janë: shkatërrimi i strukturave në bazë, mungesa e një elite bindëse politike, një kryetar i dobët dhe i pabesueshëm, pa alternativë, me një aleat simbol i hajdutërisë si LSI, disa aleatë të tjerë pa identitetet që kanë qenë sa majtas e djathtas, mundesitë janë minimale mos themi 0.
Këto për Lulin nuk ekzistojnë dhe bashkimi në koalicion duke mbledhur votat, një plus një bëjnë dy. Basha ?i gënjyer? dhe nga disa sondazhe të nxjerra nga kompani pranë familjes së tij, shpall fitoren me çdo sistem por ta zgjedhje nga populli. Kjo e fundit një ide e vjedhur nga Ilir Meta, as për sistemin nuk ka mendimin e tij.
Ky sistem është jo përfaqësues për shqiptarët, por Bashës i jep garanci të ribëjë një listë, gjoja duke gjetur formula përfaqësimi në bazë, me votim si ato kur u rizgjodh kryetar i ngrirë pa garë të vërtetë dhe kur u kap duke vjedhur votat.
Ky sistem i jep atij qëndrimin në krye të PD, por kjo formulë nuk e sjell PD në pushtet. Kështu nuk fiton!
Basha ende s?e ka kuptuar që pa një hapje dhe bashkim të vërtetë të PD, jo me genjeshtra dhe fasadë, krijimit të një opozite të besueshme dhe alternative, nuk do mundet të fitojë kurrë.
Jo se Rama është ylli që shkelqen, por të dy shihen si yje të venitur, Basha ndoshta dhe i fikur.
Nga ana tjetër, kreu i Rilindjes ka një borxh ndaj demokratëve, në 2008 ishte ai që e vendosi sistemin, Berisha i tha: Zgjidhe dhe bujrum.
Ashtu ndodhi vetë e zgjodhi, humbi, ndenji në opozitë erdhi vetëm kur u bashkua me Metën e LSI. Më pas mori Lulin në sqetull e keqpërdori dhe rifitoi. Ndërsa Basha kërkon të fitojë me stilin e Ramën, por në fakt i duhet një stil dhe mënyrë krejt e re të cilën ende s?e ka gjetur. Ka 7 vjet vjen vërdallë pa qullosur gjë fare. Vetëm kauza të lëna në rrugë dhe tradhëti ndaj militantëve dhe demokratëve.
Prandaj dhe ai gënjen në publik, jo kështu, po ashtu, vjedh idetë e Metës, shpall fitore në zgjedhje, kur nuk hyn në zgjedhje dhe shumë si këto. Ende nuk ka mbajtur asnjë përgjegjësi për humbjen në 2017, ende nuk ka dhënë llogari pse krijoi një elite të paaftë të cilën e hodhi në kosh pas 4 vitesh, tani dhe shumica e atyre që i qendronin nga pas po i dalin kundër. Asnjë përgjegjësi për djegien e mandateve dhe faljen e Bashkive tek Rama. Pa folur për energjitë e harxhuara gjithë këto vite nga qytetarët e demokratët.
Problemi i Lulit, është se ai mendon se mund të fitojë duke gënjyer, se njerëzit harrojnë dhe me stilin e tij mediokër do fitojë. Por kjo duket qartë si vrasje politike e radhës për PD, por me siguresë mbajtjen e karriges së kryetarit nga Basha. Zgjidhja për Bashën është vetëm një opozitë e vërtetë me elitë vlerash, me koalicion vlerash dhe garë vlerash së pari nga PD dhe duke i bindur shqiptarët.
Duke bërë cirk e gënjyer me statuse në rrjetet sociale nga Karaibet, duke u zhgërryer me Ramën, duke vënë gjoba ndaj biznesit, duke akuzuar e sulmuar investitorët, dukë braktisur ish-pronarët, duke lënë në hije ish-të përndjekurit, duke mos thithur e shfrytëzuar vlerat më të mira që PD i ka, por Luli i vret se do të shkëlqejë si i mençur mes budallenjve. Nuk do mundet të fitojë kurrë.
Me rrugën që ka ndjekur Basha, dëmet e pakorrigjueshme që i ka bërë PD, dhe mënyra si po ecën përpara, duket i paashpresë. Edhe sikur Rama ta lerë të vetëm në garë, Luli do humbë si ai kandidati i Rilindjes në Pukë që nuk fitoi edhe pse kandidoi i vetëm.
Luli as në PD nuk fiton dot po pati garë, sepse nuk e besojnë demokratët që kanë 7 vite që veç Ramës mbajnë mbi supe një drejtues të paaftë dhe dështak. Luli kërkon pazar më Ramën dhe pushtet në tavolinë, demokratët fitore në betejë elektorale, por të dyja këto rrugë nuk puqen. Kështu si po vepron me pudrën që ka hedhur në fytyrë Luli, qoftë e gabuar, por Basha nuk fiton dot./CNA.al
Është mbyllur procesi i votimit dhe numërimit për zgjedhjen ...
Kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa, i f...
Ish deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka akuzua...
Pas arrestimit të 17 efektivëve të policisë dhe dy zyrtarëve...
Është mbyllur procesi i votimit dhe numërimit për zgjedhjen ...
Eduart Ndreca është zgjedhur, për një mandat të dytë, si kry...
Ish deputeti i PD, Klevis Balliu i ftuar në rubrikën “Opinio...
Ish deputeti i PD, Sherefedin Shehu ka komentuar deklaratat ...
Ish deputeti demokrat, Klevis Balliu, i ftuar në rubrikën “O...
Avokati Altin Goxhaj ka treguar mbrëmjen e sotme se formula ...
Avokati Altin Goxhaj deklaroi se qytetarëve mund t’i kthehet...
Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka raguar përmes një...
Ish kryeministri Sali Berisha ka vijuar me akuza ndaj analis...
Anëtari i kryesisë së PD, Eno Bozdo, i ftuar në studion e AB...
Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule nga Derivçani ka kërkuar drej...
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ktheu për rishqyrtim në p...
Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Fabian Top...
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka deklaruar se 15 kryebashkiakë...
Anduel Tahiraj është rizgjedhur me 267 vota pro në krye të P...
Ish deputeti i PD, Bardh Spahia thotë se nesër kryeministri ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...