E enjte intensive për Kuvendin/ Projektligje dhe 6 interpelanca me Ramën dhe ministrat
Kjo e enjte pritet të jetë një ditë me diskutime të shumta...
Kjo e enjte pritet të jetë një ditë me diskutime të shumta...
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ktheu për rishqyrtim në parlament ndryshimet në dy ligje ?Për mediat audiovizive? dhe ?Për komunikimet elektronike?. Sa i takon ligjit të parë, Presidenti Meta vlerëson se ai bie në kundërshtim me parimet themelore kushtetuese të ndërtimit të një shteti demokratik, sigurisë juridike dhe të proporcionalitetit.
Po ashtu ligji, sipas tij, bie në kundërshtim me dispozitat kushtetuese që mbrojnë të drejtën e lirisë së shprehjes, të lirisë së shtypit dhe të drejtës së informimit, bien në kundërshtim me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, vendimet e së cilës përbëjnë norma të detyrueshme për zbatim, si dhe nuk është në harmoni me standartet e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.
Presidenti Meta tha se miratimi i këtyre dispozitave në thelb përmban elementë censurues të drejtëpërdrejtë që kufizojnë të drejtën e lirisë së shprehjes dhe të medias.
?Kjo gjendje censure krijohet përmes aplikimit të masave ndëshkuese jo proporcionale që këto dispozita parashikojnë, masa që mund të vlerësohen dhe vendosen nga organe administrative, të cilat në kundërshtim të hapur me rendin e brendshëm kushtetues dhe ligjor, u jepet fuqia që t?i vënë në ekzekutim të menjëhershëm këto masa, përpara se të ketë një vendimarrje përfundimtare dhe të formës së prerë mbi ligjshmërinë e tyre? – theksoi Presidenti.
Sipas tij, hyrja në fuqi e këtyre ndryshimeve do të krijojë një mjedis arbitrar dhe të pasigurtë ndaj operatorëve mediatikë elektronikë. Qeveria ka të gjitha mundësitë të shfrytëzojë këtë bazë ligjore të ndëshkojë në mënyrë të padrejtë çdo media e cila nuk i përshtatet vullnetit politik të shumicës.
?Ky realitet do të prodhonte frikësimin dhe autocensurën, mbylljen apo pezullimin me pa të drejtë të mediave elektronike, duke ndikuar drejtëpërdrejtë në cilësinë dhe objektivitetin e informacionit, ç?ka do të prodhonte furnizimin e publikut me fakte ndryshe nga realiteti, që jo vetëm keqorientojnë shoqërinë në kërkimin e të drejtave të tyre, por dhe në përmbushjen e përgjegjësive qytetare për ndërtimin dhe ruajtjen e vetë demokracisë” – tha zoti Meta.
Një situatë e tillë, sipas tij, do e vendoste vendin në kufirin e një autoritarizmi, që do të përbënte rrezik për të ardhmen dhe integrimin e Shqipërisë, si edhe ekzistencën e vetë demokracisë funksionale në vend. Nëpërmjet mekanizmave ndëshkues dhe organeve vendimarrëse që mund të vendosin këto sanksione ndëshkuese, tenton vendosjen nën kontroll politik të operatorëve mediatikë, veçanërisht medias elektronike, gjë e cila do të përbënte cenim të rëndë të së drejtës për t`u shprehur dhe për informim.
Ndërsa lidhur me ndryshimet në ligjin ?Për komunikimet elektronike? Presidenti Meta shprehu shqetësim për fuqinë e tepërt ndëshkimore që merr AKEP ndaj mediave.
?Delegimi me ligj tek një organ administrativ i kompetencave që Kushtetuta nuk ia lejon, mungesa e transparencës në procedurën e vendimmarrjes, dhe aplikimi i sanksioneve disproporcionale dhe pa kaluar në shqyrtimin gjyqësor, nuk është në balancë mes interesit publik për mbrotjen nga lajmet/informacionet e rreme, dhe të drejtës për informim, lirisë së shprehjes dhe zhvillimit të aktivitetit ekonomik në fushën e publikimeve elektronike.
Masat ndaj lajmeve të rreme nuk duhet të cënojnë të drejtën për informim, lirinë e shprehjes dhe të medias apo dhe lirinë për veprimtari ekonomike, të drejta këto që gëzojnë mbrojtje të posaçme nga Kushtetuta dhe aktet ndërkombëtare.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në parlament se këto ndryshime ligjore janë dakord 100 për qind me OSBE-në, por përfaqësuesi për mediat i kësaj organizate Harlem Desir është shprehur se asnjëherë nuk është arritur një dakordësim i plotë dhe për një kohë të gjatë po bashkëpunohet që projekti të afrohet me standartet ndërkombëtare. Ndërsa shefja e zyrës së medias e OSBE-së në Shqipëri, Irina Radu, është shprehur gjatë dëgjesave në parlament se ?OSBE mendon që AMA ka shumë kompetenca të gjera për dënimin e mediave, po ashtu edhe përmasat e gjobave ndaj gazetarëve dhe mediave janë të larta. Po ashtu duhet ndarë qartë se çfarë janë kritikat politike dhe çfarë janë shpifjet?.
Bashkimi Europian, Këshilli i Europës dhe UNDP kërkuan rishikimin e variantit të tretë të projekt-ligjeve, ose rifillimin e punës nga e para për ligjet me ndikim mbi mediat. Bashkimi Europian është shprehur se paketa antishpifje nuk është në përputhje me standartet dhe kërkesat europiane për lirinë e medias dhe duhet bazuar në parimin e vet-rregullimit të mediave.
Edhe Këshilli i Europës deklaroi se projekt-ligjet nuk janë në përputhje me standartet dhe praktikat e Këshillit të Europës. ?Këshilli i Europës rekomandon që ligjvënësit shqiptarë t?i lënë mënjanë këto propozime dhe të nisin hartimin e një strategjie të re për përmirësimin e cilësisë së gazetarisë online dhe offline? – zonja Arkanda Bujari e Këshillit të Europës.
Organizatat ndërkombëtare këmbëngulën që shumica socialiste të mos e miratojë paketën antishpifje, pa përfshirë rekomandimet e tyre, medias, shoqërisë civile dhe grupeve të interesit.
Paketa antishpifje i është nënshtruar ndryshimeve të shumta që prej një viti kur u propozua, pas shqetësimeve të vazhdueshme të shprehura nga organizatat e gazetarëve dhe shoqëria civile në Shqipëri, si edhe presioni i organizatat ndërkombëtare, përfshirë Bashkimin Evropian, Këshillin e Europës dhe vetë OSBE-në.
14 organizata shqiptare dhe 7 organizata ndërkombëtare të medias i kërkuan qeverisë shqiptare të tërheqë projektligjet, sepse sipas tyre, nuk mund të ketë regjim rregullimi administrativ për median online, dhe se një institucion administrativ si AMA nuk mund të zëvendësojë gjykatat në shqyrtimin e ankesave ndaj përmbajtjes së një publikimi./VOA
Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Fabian Top...
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka deklaruar se 15 kryebashkiakë...
Anduel Tahiraj është rizgjedhur me 267 vota pro në krye të P...
Ish deputeti i PD, Bardh Spahia thotë se nesër kryeministri ...
“Kemi tre ditë që kemi hapur çerdhet dhe kopshtet e Tiranës,...
Presidenti Ilir Meta kthyer në Kuvend ligjin për censurën nd...
Ish deputeti i PD, Tritan Shehu thotë se nesër kryeministri ...
Ish ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është caktuar i dërgua...
Kryeministri Edi Rama çdo mëngjes vijon me “ritualin” e tij ...
Gjykata e Vlorës i ka hequr emrin e ish-kryeministrit rrugës...
Shqiptaro-amerikani Gjok Deckaj, i persekutuar në kohën e di...
Kandidati që u tërhoq nga gara, për kreun e Partisë Socialis...
Ish deputeti demokrat, Klevis Balliu, ka publikuar një video...
Deputeti Myslim Murrizi ka akuzuar kryeministrin, Edi Rama d...
Deputeti Myslim Murrizi vijon të kërkojë ndryshimin e sistem...
Ju kujtohet Rudina Seseri, më të cilën, u mburr, jo pak, Ram...
Grida Duma, ish deputetja e listka theksuar edhe njëherë qën...
Një paralajmërim i fortë ka ardhur, sot, nga sekretari i Për...
Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka reaguar përmes nj...
Avokati Spartak Ngjela, i njohur për qëndrimin e tij kritik ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...