web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rindërtimi i banesave të dëmtuara/ Sherefedin Shehu leksion qeverisë

12 Janar 2020, 16:41, Politikë CNA

Ish deputeti i PD, Sherefedin Shehu ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama për masat e marra pas tërmetit të 26 nëntorit, që shkaktoi 51 viktima.

Shehu i kërkon llogari kryeministrit Edi Rama se si do t?i ndërtojë 14500 ndërtesat e shembura nga tërmeti, përveç atyre që na ka premtuar Turqia, teksa përmend deklaratën e këtij të fundit, i cili tha se ?do të eleminojmë përmbytjet në Laç?.

Ish-deputeti thotë se akoma nuk ka filluar puna dhe se nuk dihet kur do të fillojë, ndërsa deklaron se deri më tani qeveria nuk ka dhënë akoma një faturë për dëmet. Gjithashtu ai thekson se tashmë dihet se sa njerëz janë pa bukë, pa strehë dhe llogaritë mund të bëhen me gishta.

Sipas tij, nevojat për ushqim, paisje, qera dhe ndërtimin e banesave për të pastrehët pritet të jenë të paktën 500 milion Euro.

Ai i jep leksion qeverisë se si duhet të veprojë në këtë rast, ndërsa deklaron se nevojat e qytetarëve  nuk financohen me parulla, por me ligje dhe veprime të përgjegjshme.

?Duhet miratuar dhe të fillojë zbatimi i buxhetit të qeverisë dhe jo të na mashtrojë me konferencën e donatorëve që do të na qajnë hallin dhe do të na thonë hajdeni dhe merrni kredi.
Duhet një ministri me personel, buxhet dhe program rindërtimi dhe jo një Ministër propogande i shtuar në borderonë e Kryeministrisë?, shkruan ai në një postim në rrjetet sociale.

Shehu pretendon se ?buxheti për institucione dhe programe rindërtimi duhet miratuar në ligj sepse shuma 20 miliardë lekë nuk është detyruese.

Sipas demokratit, ?duhet të miratohen në ligj financimet për rindertimin edhe për dy vitet pasardhëse (siç e kërkon ligji) mbasi edhe shuma 20 miliardëshe vetëm për vitin 2020 nuk është detyruese.
Duhet një program afat-mesëm për financimin e rindërtimit në vend të gënjeshtrës 13 miliardëshe mbasi 7 miliardë janë ndihma të supozuara dhe jo të konfirmuara. Edhe po të jetë e vërtetë kjo gënjeshtër do të duhen të paktën 6 vjet për financimin e këtyre nevojave.?

Më tej ish-deputeti thekson se Kuvendi duhet të miratojë buxhet të detyrueshëm për institucionet dhe programet e rindërtimit.

?Ligji është bërë si program partie dhe Shqipëria është kthyer në Republikë Kryeministrore me nene që ?nëse? Qeverisë i falin apo i tepron ndonjë lek ta shpenzojë për rindërtimin (ligji i buxhetit nuk e lejon Kryeministrin që të miratojë programe buxhetore të reja por vetëm të transferojë deri në 10% të buxhetit midis programeve të miratuara në ligj)?, deklaron Shehu, ndërkohë që akuzon kryeministrin Edi Rama se nuk ia ndjen për hallexhinjtë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga