web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Pajisjet fiskale s'kanë patur efektivitet në Buxhetin e Shtetit”/ KLSH “i tërheq veshin” MFE-së

12 Janar 2020, 17:21, Ekonomi CNA

KLSH gjatë auditimit të performancës ?Efektiviteti i kasave fiskale në rritjen e të ardhurave tatimore? , doli në përfundimin se sistemi i pajisjeve fiskale përgjatë 10 vjeçarit të zbatimit ka pësuar luhatje të vazhdueshme, si në rrafshin e ndryshimeve organizative tatimore, ashtu edhe në marrëdhëniet me biznesin.

Kontrolli i Lartë i Shtetit përmend raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar mbi ekonomitë informale për periudhën 1991-2015, i cili renditi Shqipërinë në vendin e 54 në botë (nga 91 vende të marra në studim), me 28.5% të të ardhurave ndaj Produktit të Brendshëm Bruto (GDP) gjatë kësaj periudhe.

Nga auditimi i këtij institucioni rezulton se, ?instalimi dhe përdorimi i pajisjeve fiskale është interpretuar nga organet shtetërore si “shkopi magjik” për rritjen e të ardhurave tatimore dhe uljen e evazionit fiskal, por megjithë koston e konsiderueshme në implementimin e tyre, pajisjet fiskale nuk kanë patur efektivitet në rritjen e të ardhurave tatimore në Buxhetin e Shtetit?.

Sipas KLSH, shuma prej 46.5 milionë euro të shpenzuara për 27 lloje të kasave fiskale në përdorim, nuk ka sjellë ndonjë përmirësim të dukshëm në të ardhurat tatimore nga TVSH e brendshme apo nga Tatimi i Fitimit.

Studimi ka rezultuar se në periudhën 2017-2018 është ulur raportimi mesatar për kupon dhe se masat shtrënguese nuk kanë dhënë efektin e pritshëm në uljen e evazionit tatimor nëpërmjet  rritjes së të ardhurave tatimore nga TVSh e brendshme apo tatimi mbi fitimin.

KLSH i ?tërheq veshin? Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, për të cilën thotë se nuk ka përcaktuar detyra konkrete mbi menaxhimin dhe monitorimin e mbarëvajtjes së sistemit të kasave fiskale dhe nuk janë vendosur objektiva të qarta, përfitime dhe nuk janë përcaktuar tregues për performancën e sistemit në vijimësi.

Në raport përmendet se, ndikimi i zgjerimit të përdorimit të kasave fiskale ardhurave tatimore, ka qenë i dobët në rritjen e të ardhurave tatimore.

Mungesa e një modeli të suksesshëm për reduktimin e evazionit fiskal, së bashku me zbatimin efektiv të përdorimit të kasave fiskale që është i përhapur dhe i dukshëm, do të vazhdojë të pengojë përmirësimet e ndjeshme në rritjen e të ardhurave?, deklarohet më tej.

KLSH del në përfundimin se duhet adresuar eliminimi i mangësive dhe përmirësimi në të ardhmen i 3 E-ve (ekonomiciteti, efektiviteti dhe eficienca) në implementimin e paisjeve fiskale./ CNA.al





Lajmet e fundit nga