Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Të paktën 33 subjekte të lidhur në tension 35 kilovolt dhe që kanë detyrimin për të gjetur energjinë në tregun e lirë kishin arritur të lidhnin kontratë me një furnizues të pavarur privat deri në fund të nëntorit. Mbi 50 subjekte të tjera ende furnizoheshin nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit (FMF) pjesë e Operatorit te Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) por që sipas ligjit deri në 31 dhjetor 2019 edhe ata duhet të gjenin një furnizues tjetër.
OSHEE sipas hapësirës ligjore në datë 1 janar 2020 mund të bëjë ndërprerjen e energjisë dhe nxjerrjen nga sistemi i saj. Por një klauzolë shtesë që le vend për interpretim duket se ju jep edhe dy muaj të tjera këtyre operatorëve duke bërë që afati i ri për daljen e detyruar në treg të jetë 1 marsi 2020.
Burime pranë OSHEE bënë me dije se me shumë gjasa marsi do të jetë afati i ri duke u dhënë edhe një tjetër mundësi subjekteve që të lidhin kontrata me privatët. Numri i atyre që po qëndrojnë brenda FMF po vjen në ulje gradualisht çka tregon se ka një lloj ndërgjegjsimi.
Por pse mund të shtyhet afati për daljen në tregun e lirë? Fillimisht me ligjin original të vitit 2015 për sektorin e energjisë parashikohej që biznesit të lidhur në 35 kilovolt ti jepej mundësia e funizimit nga kompania publike me çmime tregu për të paktën dy muaj pra janar dhe shkurt. Kjo dalje në treg të lirë fillimisht u bë në vitin 2018 për 90 subjekte ku vetëm pak prej tyre gjetën furnizues dhe shumica mbeti e varur nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit.
Duke parë vështirësitë qeveria amendoi ligjin duke e bërë afatin nga dy muaj, në dy vjet. Pra subjektet e lidhur në 35 kilovolt duhet të dalin në treg të lirë pas dy vitesh që përkon më fillimin e 2020. E ndërsa ndryshimet ligjore morën fuqi për mars 2018, plotësimi i afatit dy vjeçar mbetet marsi 2020.
Ecuria e procesit të liberalizimit ka qenë e komplikuar për operatorët publikë por edhe për vetë bizneset, të cilët në shumë raste nuk arrijnë të gjejnë furnizues privat për shkak të sasisë së kufizuar të energjisë që konsumojnë. Edhe pse ka me dhjetra furnizues të licencuar në shumë raste këta të fundit nuk shohin leverdi në kontrata me sasi të vogël ndërkohë që mekanizimi më i suksesshëm në rastet e liberalizimit të tregut ka qenë grupimi i kompanive kur ato kanë disa faktorë që i ndihmojnë ku pikë së pari vendndodhja.
Deri më sot biznesi që furnizohet nga FMF merr çdo muaj tarifa të ndryshme të energjisë sipas çmimit që vetë OSHEE e siguron energjinë në tregun e lirë. Tarifës bazë të energjisë i shtohen edhe disa element të tjerë si pjesa e operimit, kosto transmetimi si dhe një marzh fitimi. Në muajt me situatë jo të favorshme hidrike biznesi është ekspozuar ndaj çmimeve të larta si 18.7 lekë/kwh gati dyfish i çmimit të konsumatorëve fundorë ndërkohë që çmimi më i lirë nuk ka qenë asnjëherë nën këtë dysheme edhe pse energjia mund të jetë siguruar më lirë. Kjo tarifë prej 9.5 lekë ka shërbyer si dysheme për të mos lejuar që biznesi të paguajë më lirë se konsumatori pasi kjo dekurajon daljen e tyre në treg të lirë për gjetjen e një furnizuesi privat. / Monitor
Tërmeti i 26 nëntorit nxori zbuluar papërgjegjshmërinë ndër ...
Gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri ka zbuluar një detaj n...
Monitor” zbardh draftin konfidencial që parashikon “shtetëzi...
Presidenti i Zvicrës, Ueli Maurer, ka thënë se monedha dixhi...
Qeveria shqiptare ka hapur së fundmi tenderin për dhënie me ...
Nëntori ka shënuar një rritje të lartë të daljeve jashtë të ...
Ministria e Financave njoftoi ditën e sotme se qeveria ka mi...
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, doli sot n...
Instituti i Statistikave ka bërë sot publike statistikat në ...
Të gjesh një vend parkimi në Tiranë është kthyer në një misi...
Pasi ndenji 7 vjet pa matur varfërinë si askund tjetër në Eu...
Energjia elektrike prodhohet me 0.8 lekë dhe shitet me 18. K...
4077 persona do të trajtohen me pension shtesë duke nisur ng...
Monedha e përbashkët ka humbur vazhdimisht pikë gjatë javëve...
Nëse të ardhurat e një personi që jeton vetëm në Shqipëri ja...
Situata e post-tërmetit ka lënë pas emergjencën për riparime...
Eksperti i ekonimisë, Selami Xhepa, ka qenë pjesë e tryezës ...
Procesi i fiskalizimit do të kërkojë që bizneset të nxjerrin...
Sikurse dhe pritej, nënshkrimi i marrëveshjes midis shqipëri...
Kosova do të bashkohet në rrjetin energjetik të Shqipërisë n...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...