Euro u zhvlerësua 3.6% në 2019-n/ Zbret pranë mesatares historike
Monedha e përbashkët ka vijuar tendencën rënëse edhe përgjat...
Shteti e ka paguar koncesionarin e kontrollit bazë mjekësore (check-up) për 580 mijë kontrolle të pakryera përgjatë periudhës 2015-2018. Kjo shifër është bërë e ditur në një raport për koncesionet të publikuar nga Ministria e Financave.
Për këtë kontratë partneriteti publik privat në nivel vjetor janë parashikuar 475,000 përfitues të shërbimit, pra 39,583 raste në muaj, për të cilat kompania koncesionare i merr pagesat, pavarësisht nga fakti nëse ato realizohen apo jo. Por, numri real i kontrolleve të kryera për periudhën 2015-2018 ka qenë shumë më i ulët, përkatësisht 244,420 në vitin 2015; 329,555 në 2016; 316,601 në 2017 dhe 2018 në 428,891 (shih tabelën më poshtë). Në total, për këto 4 vjet, diferenca mes kontrolleve të paguara dhe atyre të realizuara rezulton 580,533.
Koncesionari paguhet çdo vit 876 milionë lekë, ose 1,844 lekë për çdo kontroll të planifikuar. Si rrjedhojë, sipas përllogaritjeve të Monitor, rezulton se koncesionari ka marrë rreth 1.1 miliardë lekë (8.5 milionë euro) në periudhën 2015-2018 për kontrollet që realisht nuk i ka kryer!
Ministria e Financave e pranon në raport që ?Rreziku i kërkesës do të jetë i lartë në rastin e këtij shërbimi pasi ky projekt nëpërmjet kësaj kontrate AK i garanton një mbështetje financiare koncesionarit deri në 475.000 kontrolle në vit?.
Ashtu si në rastin e koncesionit të sterilizimit, risku financiar sërish është marrë përsipër nga shteti. ?Në lidhje me risqet që rrjedhin nga zbatimi i kontratës koncesionare, tek pala private janë transferuar risku i ndërtimit, risku i operimit dhe performancës, risku i transferimit të aseteve, ndërsa risku i ndryshimeve ligjore, risku material nga vendimet politike, risku financiari janë alokuar palës publike. Ndërkohë janë ndarë mes palëve risku i kërkesës, risku i forcës madhore, risku i rinegocimit, risku i ndërprerjes së kontratësdhe risku i lejeve dhe liçencave?, thuhet në raport.
Sipas raportit, ?ky projekt është propozim i kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, i nënshkruar në vitin 2015 me shoqërinë koncesionare ?3P Life Logistic? dhe ka kohëzgjatje prej 10 vitesh.
Ky partneritet publik-privat ka si qëllim kontrollin mjekësor bazë që është një program kombëtar i cili synon depistimin e popullatës për faktorët e rrezikut dhe sëmundjet më të përhapura, me qëllim kujdesin për shëndetin, parandalimin e sëmundjeve dhe komplikacioneve, zbulimin e hershëm të çrregullimeve, mjekimin në fazat e hershme dhe përmirësimin e kulturës shëndetësore.
Kjo kontratë ka filluar të implementohet në datë 31.03.2015 dhe zbatimi i projektit ka ecur sipas afateve të përcaktuara në të. Në bazë të kësaj kontrate, shoqëria koncesionare ka marrë përsipër të ndërtojë, pajisë me aparaturat mjekësore të nevojshme, operojë dhe menaxhojë 20 laboratore.
Nëpërmjet këtij programi kontrolli bëhet e mundur që,për periudhën afatmesme në afatgjatë, të mund të zbulohen në kohë dhe të parandalohen sa më shumë të jetë e mundur sëmundje të cilat nëse nuk do të identifikoheshin në kohë, do të sillnin pasoja të konsiderueshme për vetë njerëzit e prekur, por edhe kosto të konsiderueshme për trajtimin e tyre me shërbimet e nevojshme shëndetësore.
Ky shërbim përfitohet falas nga të gjithë shtetasit e grupmoshës 35-70 vjeç, me qëndrim të përhershëm në Republikën e Shqipërisë?, thuhet në raport./ Monitor
Monedha e përbashkët ka vijuar tendencën rënëse edhe përgjat...
Të paktën 33 subjekte të lidhur në tension 35 kilovolt dhe q...
Tërmeti i 26 nëntorit nxori zbuluar papërgjegjshmërinë ndër ...
Gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri ka zbuluar një detaj n...
Monitor” zbardh draftin konfidencial që parashikon “shtetëzi...
Presidenti i Zvicrës, Ueli Maurer, ka thënë se monedha dixhi...
Qeveria shqiptare ka hapur së fundmi tenderin për dhënie me ...
Nëntori ka shënuar një rritje të lartë të daljeve jashtë të ...
Ministria e Financave njoftoi ditën e sotme se qeveria ka mi...
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, doli sot n...
Instituti i Statistikave ka bërë sot publike statistikat në ...
Të gjesh një vend parkimi në Tiranë është kthyer në një misi...
Pasi ndenji 7 vjet pa matur varfërinë si askund tjetër në Eu...
Energjia elektrike prodhohet me 0.8 lekë dhe shitet me 18. K...
4077 persona do të trajtohen me pension shtesë duke nisur ng...
Monedha e përbashkët ka humbur vazhdimisht pikë gjatë javëve...
Nëse të ardhurat e një personi që jeton vetëm në Shqipëri ja...
Situata e post-tërmetit ka lënë pas emergjencën për riparime...
Eksperti i ekonimisë, Selami Xhepa, ka qenë pjesë e tryezës ...
Procesi i fiskalizimit do të kërkojë që bizneset të nxjerrin...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...