web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Partneriteti Strategjik Shqipëri-Kosovë/ Bushati kërkon bilanc të plotë për nivelin e zbatimit

11 Janar 2020, 14:50, Politikë CNA

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka kujtuar nënshkrimin e Partneritetit Strategjik Shqipëri-Kosovë, gjatë mbledhjes që u mbajt në Prizren më 11 janar të vitit 2014.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Bushati deklaron se 6 vite më parë, përcaktuan objektiva për thellimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit në të gjitha fushat, në dritën e dinamikës së tyre dhe interesave të përbashkëta.

Ish-ministri kërkon një bilanc të plotë rreth nivelit të zbatimit të angazhimeve të ndërmarra dhe pasurimit me instrumente të reja.

?Krahas kundërshtarëve të njohur të kësaj nisme, e cila fillimisht u prezantua në programin qeveritar të votëbesuar nga Kuvendi në Shtatorin e 2013, nuk munguan as kritikët të cilët më shumë sesa me objektivat që parashtronte dokumenti dhe instrumentet për t?i jetësuar ato, merreshin me fotografinë e përbashkët të dy qeverive. 6 vjet më pas në 2020, nevojitet një bilanc i plotë rreth nivelit të zbatimit të angazhimeve të ndërmarra dhe pasurimit me instrumente të reja. Aq më tepër që mjedisi i sigurisë që na rrethon dhe konteksti gjeopolitik që jetojmë kanë evoluar ndjeshëm. Partneriteti Shqipëri-Kosovë është strategjik për ne, stabilizues për rajonin dhe orientues për perspektivën europiane?, shprehet Ditmir Bushati/ CNA.al





Lajmet e fundit nga