Të enjten seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Në rend dite, një sërë projektligjesh
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...
Gjatë fushatës elektorale për pushtetin vendor në vitin 2015, Erion Velaj, i qenë në rolin e kandidatit garues të PS-së për kryetar bashkie i Tiranës zotohej dhe premtonte bujshëm se nëse do ti besohej administrimi i Bashkisë do të anulonte të gjitha lejet e ndërtimit të dhena nga paardhësi i tij i PD-së Lulzim Basha, kurse ato që do ti jepte do të ishin sa më larg qendrës së kryeqytetit. Gjë që rezultoi të ketë qenë një mashtrim elektoral pasi realiteti tregon krejtësisht të kundërtën.
Veliaj, rezulton të jetë drejtuesi që ka dhenë më shumë leje ndërtimi gjatë viteve të qënies së tij në krye të Bashkisë më të madhe të vendit. Plot 313 leje brenda vetëm dy viteve, 2016-2018, konfirmon INSTAT, duke e shoqëruar statistikën me tabelën e mëposhtëme.
Sot në Tiranë, qoftë edhe në qendër të kryeqytetit, kanë ?mbirë? kulla e pallate të larta.
Një tjetër rast për të cilin pati edhe shumë reagime në media është edhe projekti tek ?Shtatë Xhuxhat? tek Rruga e Elbasanit.
Veliaj premtoi se do të shndërrohej në park lojërash, por siç duket dardha e ka bishtin prapa. Këndi i lojërave zë një hapësirë të vogël, ndërsa ngjitur me të po ?mbin? një pallat.
Pothuaj e gjithë hapësira e ish-këndit të lojërave është mbuluar me beton dhe në të ka shumë pak lojëra për fëmijët. Ato janë vendosur mbi tapete bari sintetik, të cilat megjithëse në dukje mbulojnë betonin, nuk mbron dot fëmijët gjatë lojës.
Këndi i vogël i lojërave, i shumë propaganduar nga kryebashkiaku Veliaj, do të jetë thjesht hapësira para kësaj kulle, ndërsa parkimi nëntokësor, i propaganduar po prej tij, do jetë thjesht parkimi privat nëntokësor i kullës.
Një tjetër rast i denoncuar jo pak herë në media është edhe ai i Teatrit Kombëtar. Veliaj deklaronte në media se një tërmet i vogël do ta rrëzonte, ama dy tërmet goditën vendin tonë, një në 21 shtator e një në 26 nëntor, që për fat të keq lanë pas bilanc tragjik, por Teatri nuk pati asnjë dëmtim.
Veliaj kërkon ta shembë Teatrin, për t?i dhuruar truallin një firme private dhe sërish interesi janë kullat që do të ?mbijnë? edhe aty.
Por, së fundi një tjetër skandal është denoncuar në media.
CNA.al prej ditësh ka denoncuar rastin e kopështit nr.41 në Tiranë, i cili nuk hapet që nga 26 nëntori.
Ndërkohë, rasti në fjalë u denoncua mbrëmjen e djeshme edhe në emisionin investigatin ?Stop? në Tv Klan.
Prindërit thonë se nuk kanë marrë asnjë njoftim, se çfarë do të bëhet me fëmijët e tyre.
Ndërkohë, Eliona Kryemadhi, drejtoresha e kopështit, në një prononcim për ?Stop? tha se ndërtesa nuk ka pasur dëmtime të mëdha, por vetëm disa plasaritje.
“Ne iu kemi bërë lajmërimin prindërve, që kopshti është në proces. Domethënë, në momentin, që u vendos, që gjithë kopshtet e Tiranës do hapeshin, për kopshtin 41, u vendos që do vazhdojë procesi i konstatimeve dhe i monitorimeve.”-tha Kryemadhi.
Po ashtu ajo tha se nëse kopështi do ishte i shkatërruar nuk do rrinin aty edukatoret dhe ajo vetë. Pra, që do të thotë se kopështi nuk ka rrezik, ose Bashkia e Tiranës nuk e vë ujin në zjarr për sigurinë e atyre punonjësve.
?Në qoftë se kopshti do ishte i shkatërruar, normalisht ne nuk do rrinim i gjithë stafi në kopsht dhe do kishte vulën e kuqe dhe shiritin. Përderisa ekspertët nuk e shohin të arsyeshme të vënë vulën dhe shiritin, do të thotë, që janë akoma duke bërë procesin përfundimtar të vlerësimit dhe do bëhen riparime. Këtë gjë ne jua kemi komunikuar prindërve.?-tha drejtoresha.
E pyetur nëse ka pasur dëmtime nëpër mure, ajo tha se ?Jo, nuk ka dëmtime, ka plasaritje.?
Po ashtu ajo tha se urdhëri për të mos lejuar frekuentimin nga ana e fëmijëve u është dhënë nga ?Qendra ekonomike për zhvillimin dhe edukimin e fëmijëve dhe Bashkia Tiranë.?.
Pra, sipas asaj çfarë i pa mbrëmë në emisionin ?Stop? me zë dhe figurë, kopështi qëndron i mbyllur prej dy muajsh sepse ka pasur disa plasaritje dhe Bashkisë së Tiranës iu dashka një kohë e gjatë për të bërë çertifikimin e kësaj godine.
Pas tërmetit të 26 nëntorit, shumë apartamente, godina shtetërore, dhe shkolla janë çertifikuar, si të sigurta apo jo, për kopështi 41 ende nuk ka asnjë përgjigje, gjë që të çon në dyshime të forta se pas saj fshihen afera të tjera korruptive dhe nuk dihet se çfarë mund të ?mbjellë? Erion Veliaj në vend të këtij kopështi.
Ndërkohë, për qindra fëmijë që frekuentonin këtë kopësht askush duket se nuk po e vë ujin në zjarr./ CNA.al
Dështimi i Veliajt në kohë emergjence/ Lë në harresë kopshtet e Tiranës
Veliaj lë në harresë qindra fëmijë/ ?Stop? zbarkon në kopshtin e mbyllur pas tërmetit
Tërmeti tragjik i 26 nëntorit, la pasoja të rënda edhe në Ti...
Instituti i Studimeve Politike (ISP) ka publikuar raportin e...
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka zhvilluar sot një ta...
Mustafa Nano në monologun e tij në “Provokacija” është ndalu...
Deputetja Evis Kushi është zgjedhur në krye të Partisë Socia...
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka hedhur akuza ...
Ish-deputeti demokrat, Luçiano Boçi, deklaron se Universitet...
Ligji shqiptar për deklarimin e pasurive mund të vleresohet ...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemad...
Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ka nënshkruar sot nj...
Artur Roshi, kreu i Balilit Kombëtar Demokrat, një parti ale...
Shkrimtari Kim Mehmeti ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit ...
Ka një lëvizje të lojërave politike me disa personazhe që lë...
Një deklaratë mjaft të fortë ka bërë mbrëmjen e sotme ish-kr...
Ish deputetja e PD, Grida Duma ka folur lidhur me marrëdhëni...
Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike, Grida Duma ka fo...
Ish-deputetja demokrate, Grida Duma ka komentuar sistemin ak...
Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Arben Ristani tho...
Edhe pse prej një viti janë jashtë parlamentit, PD dhe LSI d...
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas zbardhjes së...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...