Connect with Us

Dështimi i Veliajt në kohë emergjence/ Lë në harresë kopshtet e Tiranës

Politikë

Dështimi i Veliajt në kohë emergjence/ Lë në harresë kopshtet e Tiranës

Publikuar

-

Tërmeti tragjik i 26 nëntorit, la pasoja të rënda edhe në Tiranë, ku kishte edhe një viktimë dhe shumë ndërtesa të dëmtuara.

Por, përveç banesave të dëmtuara, probleme ka pasur edhe në shkolla dhe kopështe.

Disa ditë më parë, ishte zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa e cila hodhi akuza të forta në drejtim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Zhupa deklaronte se shkollat qe Veliaj rikonstruktoi me paratë tona, janë të parat që u dëmtuan rëndë nga tërmeti, duke cënuar sigurinë e jetës së nxënësve nëse tërmeti do ishte gjatë mësimit.

“Konkretisht shkolla “Sami Frasheri” do te inagurohej nga Veliaj pas rikostruksionin ne korrik 2018, jo vetem kaq por Veliaj premtonte qe investime si te “Samiu”do beheshin kudo. Jemi me fat qe nuk i mban premtimet se do kishim te gjitha shkollat te demtuara nga termeti si “Samiu”.

Po ashtu shkolla “ Emin Duraku” e pozicionuar ne mes te bllokut, eshte inaguruar nga Veliaj pas rikonstruksionin ne Gusht 2016. Po ashtu te kjo shkolle nuk do zhvillohet mesim pasi eshte me rrezik per nxenesit nga prishjet qe ka pasur pas termetit.

Gjithsej ne Tirane jane 9 shkolla te demtuara rende nga termeti. Konkretisht: “Musine Kokalari” “Lasgush Poradeci” “Sami Frasheri” “Emin Duraku” “16 shtatori” “ Shkolla Tufine” “Shkolla Pajun” “Peze e Vogel” “ Murat Toptani”.”shkruante Zhupa në një postim në rrjetet sociale.

Por, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, më shumë sesa punë për të zgjidhur problemet e qytetarëve që mbeten të pastrehë, ka intensifikuar aksionin e tij propagandistik.

LEXO EDHE:  Ndihmat nga tërmeti/ Ngjela: Shpirti human në bashkësi kombëtare të Shqipërisë po rilind

Veliaj gjatë këtyre ditëve të emergjencës së jashtëzakonshme ka bërë atë që di të bëjë më mirë, propaganda. Veliaj nuk shqitet nga ekrani dhe nga mediat të cilat i ka shumicën nën kontroll, duke bërë rolin e djalit punëtor, por në fakt realiteti qëndron krejt ndryshe me ato çfarë pretendon kryebashkiaku.

Ndërsa për shkollat që u dëmtuan nga tërmeti, është gjetur si zgjidhje transferimi i nxënësve në shkolla të tjera dhe mësimi me dy turne, kryebashkiaku Veliaj nuk jep asnjë zgjidhje për kopështet e dëmtuara.

CNA.al ka mësuar se një rast i tillë është kopështi numër 41, i cili është mbyllur që prej datës 26 nëntor, kur tërmeti goditi vendin dhe ende nuk është hapur. Kopështi ka pësuar dëmtime për shkak të tërmetit, por nga ana e Bashkisë ende nuk është ofruar asnjë zgjidhje për fëmijët që frekuentonin këtë kopësht.

Ende nuk është vendosur nëse kopështi do të shembet plotësisht apo do të rikonstruktohet, por për fakti është se kopështi ka pësuar dëmtime dhe rrezikon jetën e fëmijëve.

Ndërkohë që kanë kaluar tre javë, Veliaj vijon propgandën në media, pa e vënë ujin në zjarr për rreth 200 fëmijë që frekuentonin këtë kopësht./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama zë ngushtë Fevziun/ “Ke bërë gjyqe të mëdha, ke shkelur të drejta njerëzish”

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka zënë ngushtë moderatorin Blendi Fevziu mbrëmjen sotme.

Rama ishte duket debatuar me analistin Ervis Iljazaj dhe Fevziu i kërkoi t’i përgjigjej pyetjes, por kjo ka sjellë irritimin e kreut të qeverisë.

“Ti Fevzi ke bërë gjyqe të mëdha këtu në këtë studio. Ke shkelur të drejta njerëzish”, i tha kryeministri, ndërsa moderatori nuk preferoi të komentojë këtë deklaratë dhe e la të vijonte debatin me analistin./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Artan Hoxha denoncon përballë Ramës/ Më kanë ndjekur e fotografuar kur kam dalë nga shtëpia

Publikuar

-

Nga

Gazetari Artan Hoxha ka thënë në emisionin Opinion se është ndjekur dhe është fotografuar kur ka dalë nga shtëpia.
Këtë denoncim, Hoxha e ka bërë live në studion e “Opinion”,  përballë kryeministrit Edi Rama.

“Më kishin fotografuar kur kam dalë nga shtëpia. Kam vajtur në Polici. Ky nuk është krimi i organizuar, është ai që fsheh para pafund dhe e ka buxhetin më të madh sesa ministria juaj e Brendshme. Me ato që dëgjoj unë këtu jam me ty kokë e këmbë, por me ato që shikoj…”, u shpreh Hoxha.

“Ti mund të jesh me mua, por që nga koka te këmbët këtu s’ je me mua fare. Jeni gabim nga mengjesi deri ne darke. Pse Shqipëria e ka pjellë krimin e organizuar, krimi i organizuar është kudo Paris, Beriln Amerikë”, u shpreh Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Goxhaj “kap mat” Ramën/ “Reforma në Drejtësi ishte projekt i tij, jo i ndërkombëtarëve”

Publikuar

-

Nga

Avokati i njohur Altin Goxhaj, ka reaguar në rrjetet sociale, lidhu me deklaratat e kryeministrit Rama sonte në “Opinion”  sa i përket Reformës në Drejtësi.

Goxhaj shkruan se tani qartësohet për të gjithë se “kush e shpiku dhe pse Reformën në Drejtësi që u miratua nga Lyli me 139 vota siç i premtoi Sorosit në 5 Dhjetor 2014 në PD.”

“RAMA POHON VETË:
REFORMA NË DREJTËSI ISHE PROJEKT I TIJ JO I NDËRKOMBËTARËVE!!!

Sapo e pohoi vetë nga nervat:
Reforma në Drejtësi nuk ishte projekt as i BE as i SHBA! E paska planifikuar vetë Edi Rama para Zgjedhjeve 2013 dhe ishte po ai vetë që loboi në SHBA dhe BE ku siç e theksoi vetë gjeti rezistencë!
Tani qartësohet edhe për ju se kush e shpiku dhe pse Reformën në Drejtësi që u miratua nga Lyli me 139 vota siç i premtoi Sorosit në 5 Dhjetor 2014 në PD (në dokumentat e zbuluara të Sorosit nga Ëikileaks – DC LEAKS në Gusht 2016 thuhet se ideja dhe lobimii pranë USA dhe BE u bënë nga Soros).

LEXO EDHE:  Rritja e çmimit të transportit urban/ Zbulohet klienti i dytë i Veliajt, ortak në biznese edhe me Blendi Gonxhen

LEXO EDHE:  Veliaj: Taksat mbi banesën i ka vënë Rama, jo unë

Në fakt ky është Lajmi sot:
RAMA PRANON SE REFORMA NË DREJTËSI ISHTE PLANI I TIJ DHE JO I NDËRKOMBËTARËVE!
E keni me video!!!”, shkruan Goxhaj në reagimin e plotë.

 

LEXO TE PLOTE