Mblidhet të enjten Konferenca e Kryetarëve/ Ja çfarë pritet të vendoset në seancë
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...
Ligji shqiptar për deklarimin e pasurive mund të vleresohet pa frikë si një nga më të rreptet për sa i takon fushës së subjekteve që përfshin në fushën e vet të zbatimit.
Amendamentet e bëra vit pas viti, shpesh kanë synuar justifikimin e mosveprimit të strukturave përgjegjëse për verifikimin e pasurive dhe deklaratave, sesa rregullimin me dispozita të qarta të detyrimeve të subjekteve deklaruese.
Me parashikime absurde në disa raste, ai ligj detyron pëer shembull fëmijen madhor të deklarojë pasurinë pa patur asnjë funksion publik, veç për shkak të “fajit” të “biografisë” së prindit.
Ose për shembull, nga njëra anë ndalon një kryebashkiak që të ketë biznese e të marrë tendera publik brenda bashkisë ku ushtron funksionin, por nuk e pengon atë të ngrejë biznese e të përfitojë tendera në njësi të tjera bashkiake, duke ju dhënë mundësi kështu kryetarëve të bashkive të tjera që të kërkojnë mbrapsht borxhin në bashkinë e tij.
Ligji aktual detyron bashkëshortët të deklarojnë bashkë me zyrtarin, a thua se për faktin që pasurine e kanë të përbashkët nuk vlekan më dispozitat dhe doktrina e të drejtës familjare që dallon qartë të drejtat mbi pasurinë e vënë gjatë martesës.
Ligji aktual detyron bashkëjetuesit të deklarojnë pasurinë njësoj si zyrtari, a thua se marrëdhëniet e bashkëjetesës, trajtohen si dënim që sjell si pasojë zhveshjen lakuriq jo veç me bashkëjetuesin, por edhe me shtetin.
E megjithatë ai ligj prap konsiderohet i pamjaftueshem sa herë që diku kërkohet faji për pasuritë që nuk zbulohen dot.
Kundër çdo logjike edhe juridike (jo vetëm formale), dispozitat e atij ligji kanë shtuar pa fund rregulla dhe shtrëngime, për të justifikuar rast pas rasti dështimin e institucioneve.
Sepse gjithë ndryshimet në fakt nuk kanë patur si qëllim zbulimin e pasurive të kundraligjshme, por bërjen gjasme sikur fajin e kishte ligji që nuk ishte i mirë, ndaj duhej ndryshuar.
Sot kemi një listë të gjatë politikanësh dhe zyrtarësh që kanë hyrë në politikë nga dera e bizneseve, duke e kthyer në biznes gjithë skenën politike. Një listë kryetarësh partish pa parti që biznesit politik ja kanë parë hajrin sa her rinovohet Kuvendi.
Me gjithë ligjin dhe dispozitat drakoniane të ligjit të deklarimit të pasurive, shumë biznesmenë nuk janë ndalur në rrugen e “braktisjes” së biznesit për t?u bërë politikanë. Ligji drakonian më pas ka rezultuar i pafuqishem t?i kapë, ndërsa ish-bizneset e tyre lulëzojnë papritur sapo ata nënshkruajnë për tua “shitur” të tretëve. Dhe dikur rikthehen prap si pronarë, duke “ripaguar” aq sa “u paguan” dikur për transaksionin e “shitjes”.
Atëherë askush nuk do merret dot me ta. Ligji për deklarimin e pasurive, nuk vepron më ditën që i kthehesh jetës së biznesit.
Ndaj ne besojmë se ligji është gabim!
Ndaj ligji duhet ribërë!
Ai ligj duhet të parashikojë që kush vendos të bëjë politikë dhe të marrë në dore fatin e shqiptarëve, duhet të deklarojë pasurinë deri ditën e fundit të jetës. Jo 3 apo 10 vjet. Por gjithë jetën! Dhe pastaj nuk do ketë mundësinë të sajojë lista preferenciale të afërmish, në emër të të cilëve të vërë përkohësisht pasurinë për deri në ditën kur të mos jetë më funksionar politik.
Duhet të jetë i qartë që sa të jetë gjallë, ato pasuri nuk do të mund t?i shkruajë kurrë në emër të vet.
Ndaj ligji duhet rishkruar, me qëllimin që të ndalojë dhe jo të justifikojë apo akoma më keq, të harrojë.
Dhe nuk ka nevoje që ajo listë të jetë shumë e gjatë.
Mjaftojnë emrat e Edi Rames, Ilir Metës dhe Lul Bashës. Mjaftojnë emrat e listes së ish funksionarëve që për shkak të funksioneve, fitojnë të drejten e mbajtjes së pasaportës diplomatike gjatë gjithë jetës.
Bashkë me benefitin e diplomatit të përjetshëm, të mbartin mbi vete edhe detyrimin e përjetshëm për deklarimin e pasurisë. Në respektim të fateve të shqiptarëve që fati i tyre ua dha në dorë që t?i administrojnë qoftë edhe përkohësisht./ CNA.al
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemad...
Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ka nënshkruar sot nj...
Artur Roshi, kreu i Balilit Kombëtar Demokrat, një parti ale...
Shkrimtari Kim Mehmeti ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit ...
Ka një lëvizje të lojërave politike me disa personazhe që lë...
Një deklaratë mjaft të fortë ka bërë mbrëmjen e sotme ish-kr...
Ish deputetja e PD, Grida Duma ka folur lidhur me marrëdhëni...
Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike, Grida Duma ka fo...
Ish-deputetja demokrate, Grida Duma ka komentuar sistemin ak...
Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Arben Ristani tho...
Edhe pse prej një viti janë jashtë parlamentit, PD dhe LSI d...
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas zbardhjes së...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka dhënë sinjale të shpërbërj...
Zëvendës kryetari i LSI, Luan Rama thotë se listat e hapura ...
Zbardhen pyetjet finale që mazhoranca i ka dërguar Komisioni...
Kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, ka reaguar nda...
Agron Tufa, ish-kreu i Institutit të Studimeve dhe Pasojave ...
Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka zhvilluar një vizitë në Qen...
Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti është tallur ke...
Presidenti Ilir Meta ka takuar sot Ministrin e Mjedisit dhe ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...