Jorida Tabakun e merr malli për Erion Veliajn
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...
Pas vrasjes së Soleimanit, Irani e ka kërcënuar hapur me sulme Izraelin. Regjimi në Teheran mund të përdorë disa opcione, thuhet në një studim. Izraeli është nën presion, por tregohet i vendosur.
Fjalët e kryeministrit të Izraelit ishin të qarta. Vendi i tij do të kundërgodasë fort, në rast se sulmohet nga Irani. “Shteti i Izraelit është spirancë e qendrueshme në ujërat e trazuara të Lindjes së Mesme”, tha Benjamin Netanjahu të mërkurën (08.01)në kuadër të një konference në Jeruzalem. “Ne jemi të vendosur përballë atyre që duan të na shkatërrojnë. Kushdo, që përpiqet të na sulmojë ne, do të përjetojë një kundërgoditje të fuqishme.”
Soleimani, komandanti i njësive iraniane al-Kuds, që u vra nga një sulm i SHBA-së, është përgjegjës për vdekjen e shumë njerëzve të pafajshëm, deklaroi Netanjahu më tej. “Ai ka destabilizuar shumë vende. Dekada me radhë ai ka ngjallur frikë, mjerim e shqetësime dhe planifikonte edhe më keq.” Presidenti i SHBA-së Trump duhet të përgëzohet për veprimin e tij të shpejtë, të vendosur e të guximshëm, tha Netanjahu. “Atë që unë e kam thënë hapur ditët e fundit, e mendojnë shumë kryetarë shtetesh e qeverish në Lindjen e Mesme.”
Të mërkurën kabineti i sigurisë në Izrael zhvilloi një mbledhje që zgjati pesë orë, për t’u konsultuar për situatën aktuale.
Konsensus në Izrael
Deklarata e Netanjahut pasqyron mendimin e shumicës së qytetarëve në Izrael, thotë Alexander Brakel, drejtues i zyrës së fondacionit Konrad-Adenauer në Jeruzalem. “Në Izrael mbizotëron konsensusi përtej kufijve partiakë, se ndaj Iranit duhet përdorur një gjuhë mjaft robuste. Lëshimet ndaj Iranit sipas shumicës së qytetarëve as nuk janë të përshtatshme dhe as nuk i shërbejnë qëllimit. Ndaj si politikanët e mazhorancës edhe ata të opozitës e kanë përshëndetur këtë goditje.”
Miratimi me shumicë të madhe në Izrael i këtij veprimi ka të bëjë me faktin, që Soleimani dhe shefi i “njësive të mobilizimit popullor”, Abu Mahdi al-Muhandis gjithashtu i vrarë, konsiderohen si përgjegjës për sulmet ndaj Izraelit. “Që nga maji, Irani ka sulmuar jo vetëm SHBA-në, Izraelin, Arabinë Saudite dhe çisternat e naftës në rajon”, thuhet në një analizë të Jerusalem Post. “Irani sulmoi me raketa Izraelin në janar, në shtator dhe në nëntor 2019.”
Opcionet e Iranit
Irani mund ta atakonte Izraelin në mënyra të ndryshme. Një studim i “International Crisis Group” i rendit reagimet e mundshme të Iranit pas vrasjes së Soleimanis. Si mjaft të rrezikuar konsiderohen jo vetëm Izraeli, por edhe Iraku. Në këto territore mund të zhvillohet një luftë e tërthortë. Edhe diku tjetër mund të godasë Irani: Përmes ngushticës së Hormusit duke vështirësuar qarkullimin e anijeve dhe transportet e naftës. Por edhe Izraeli mund të preket nga konflikti: “Në Siri loja si macja me miun mes Iranit dhe Izraelit mund të dalë jashtë kontrollit dhe ta shfuqizojë gjendjen e gadishmërisë reciproke mes Izraelit dhe Hisbollahut, që që prej vitit 2006 mban në qetësi kufirin mes Izraelit dhe Libanit.”
Revista “National Interest” përmend edhe skenarë të tjerë të mundshëm. Milicët aleatë të Iranit nga Rripi i Gazës mund të sulmojnë Izraelin. Po ashtu mund të mendohet edhe një goditje nga Libani prej Hisbollahut, ose një sulm nga toka siriane prej milicëve aleatë të Iranit atje. “Këto forca mund të cënojnë edhe trupat dhe vendbanimet në kodrat e Golanit.”
Të gjitha këto aksione do të kishin për Iranin avantazhe të dyfishta: Së pari do të ofronin shansin, për të prekur një aleat të ngushtë të SHBA-së. “Së dyti me ndihmën e aleatëve të Iranit në Liban, në Siri dhe në Rripin e Gazës do të ishte një lojë e lehtë për ta atakuar Izraelin, pa i involvuar direkt forcat iraniane dhe tokën iraniane.”
Izraeli mbështetet tek vendosmëria ushtarake
Pavarësisht rreziqeve të tilla jeta e përditshme në Izrael rrjedh si zakonisht, thotë Alexander Brakel. “Kufizimi më i madh për opinionin ishte bllokimi me orë të tëra i një zone për ski në kodrat e Golanit, relativisht afër kufirit me Sirinë.” Në disa pika kontrolli kufitar në territoret autonome palestineze janë kryer kontrolle të përforcuara. “Por në përgjithësi vendi ndodhet në gjendje në normale.”
Se çfarë hapash do të vendosë të ndërmarrë regjimi në Teheran, është e vështirë të parashikohet. Por sido që të të jenë sulmet e mundshme të Iranit me milicët aleatë, thotë Brakel: Sulmuesit potencialë duhet ta kenë të qartë, se përgjigja izraelite ndaj goditjes do të ishte masive. “Në Izrael ekziston mendimi, se Iranit i duhet kundërvënë ashpër dhe me vendosmëri. Vetëm kështu ai mund të tërhiqet prej sulmeve.”/ DW
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian kërkuan zbardhjen ...
Një varkë me rreth 50 emigrantë është fundosur mëngjesin e s...
Ushtria iraniane pranoi të shtunën në mëngjes se kishte rrëz...
Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi, nj...
Uashingtoni kundërshtoi një kërkesë irakiane për t’u përgati...
Një ditë para takimit të Kancelares Angela Merkel me Preside...
Një anije e marinës ruse iu afrua në mënyrë agresive, të enj...
Qeveria në largim e Kosovës, vendosi të premten të ndajë 250...
Sekretari amerikan i Thesarit Steven Mnuchin thotë se Shtete...
Irani tha të premten se dëshiron t’i shkarkojë vetë regjistr...
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar sot një let...
Avioni ukranias, Boeing 737 që u rrëzua në Teheran mund të j...
Gjatë një mitingu të mbajtur në Toledo të Ohios, presidenti ...
Presidenti i SHBA Donald Trump tha të enjten se ai mbështet ...
Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau ka deklaruar se ka pr...
Një avion i Ukrainës që u rrëzua në Iran, duke lënë të vdeku...
Dy shpërthime të fuqishme kanë ndodhur para pak minutave në ...
Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se do të vendosë ...
Presidenti i SHBA, Donald Trump, në një deklaratë publike ka...
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti, dhe Kryetari ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...