Raporti i DASH për Shqipërinë: SPAK, rol kyç në ndjekjen penale të korrupsionit në nivel të lartë
Një raporti i ri për Shqipërinë, që vjen si pjesë e publik...
Një raporti i ri për Shqipërinë, që vjen si pjesë e publik...
Në Korrik të vitit 2019, KPK ka konfirmuar në detyrë prokuroren, Elida Kaçkini, pasi nuk zbuloi ndonjë problem me pasurinë e saj personale, nuk rezultoi të kishte lidhje me persona të inkriminuar dhe se ishte e aftë profesionalisht.
Kaçkini u hetua nga Valbona Sanxhaktari, Etleda Çiftja dhe Xhensila Pine. Ajo arriti të kalonte Vettingun dhe sot është pjesë e SPAK,me dy vota pro dhe një kundër.
Valbona Sanxhaktari ishte kundër konfirmimit të në detyrë të prokurores Kaçkini.
?Unë, anëtarja e trupit gjykues nr. 1, Valbona Sanxhaktari, parashtroj mendimin tim paralel ndaj arsyetimit të vendimit nr.181, datë 18.7.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket procesit të rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit znj. Elida Kaçkini, me detyrë prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Parashtrimi i arsyetimit të mendimit paralel lidhet me qëndrimin ndryshe në raport me vlerësimin e disa rrethanave dhe arsyetimit të përdorur nga shumica e trupit gjykues, dhe që nuk ndikon në vendimin për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Elida Kaçkini?, thuhet në qëndrimine Sanxhaktarit.
Sipas saj, ky qëndrim ka të bëjë me përfshirjen në vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të vlerësimit të një pasurie në emër të personit të lidhur, e cila në fakt gjatë hetimit rezultoi se ishte nje pasuri e vënë veçmas dhe nuk ndikonte vetë subjektin e rivlerësimit.
?Në vlerësimin tim, vendimi përfundimtar për subjektin e rivlerësimit duhet të bazohet vetëm mbi prova që i përkasin çështjes së subjektit të rivlerësimit. Konkretisht lidhur me pasurinë: apartament banimi, me sipërfaqe 78.33 m2 , ***, Komuna Kashar, deklaruar nga personi i lidhur/bashkëshorti i subjektit të rivlerësimit, shprehem kundër arsyetimit të shumicës së trupit gjykues.
Komisioni ka hetuar mbi pasurinë e personit tjetër të lidhur, bashkëshortit të subjektit të rivlerësimit z. B.K., pasi kjo pasuri është deklaruar në formularin ?Vetting? si pasuri e personit të lidhur, bashkëshortit të subjektit. Po ashtu edhe për faktin se subjekti i rivlerësimit jeton aktualisht në këtë apartament së bashku me bashkëshortin e saj?, shkruan më tej Sanxhaktari.
Sipas saj, nga hetimi administrativ, Komisioni konstatoi se ky apartament është porositur me anë të kontratës së porosisë nënshkruar midis personit të lidhur, z. B.K., dhe shoqërisë ?***? sh.p.k., në datën 5.1.2010, në vlerën 38,260 euro. Nga verifikimi i dokumentacionit të administruar nga ?Intesa Sanpaolo Bank?, vërtetohet se personi i lidhur, z. B. K., ka kryer pagesën për shoqërinë sipërmarrëse ?***? sh.p.k., me anë të një transferte bankare në datën 5.1.2010, për të gjithë shumën.
Nga dokumentacioni i administruar nga zyra e gjendjes civile, u vërtetua se subjekti i rivlerësimit ka lidhur martesë ligjore me personin e lidhur, z. B. K., në datën 30.11.2012 dhe ka filluar bashkëjetesën me të. ZVRPP-ja Tiranë konfirmon se z. B. K., në datën 14.12.2011 ka regjistruar në regjistrin e pasurive të paluajtshme, pasurinë me sipërfaqe 78.33 m2 , si pronar i vetëm i kësaj pasurie.
?Në vijim të këtij hetimi, në vlerësimin tim, trupi gjykues duhet të vlerësonte faktet dhe provat e administruara, të cilat të çojnë në konkluzionin se kjo pasuri nuk i përket subjektit të rivlerësimit, e se është pasuri ekskluzive e personit të lidhur që nuk afekton vetë subjektin e rivlerësimit. Nga vlerësimi i fakteve dhe dokumentave të administruara gjatë hetimit, rezultoi e provuar, çka është deklaruar edhe në vendimin e arsyteuar nr.181, datë 18.7.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, se kjo pasuri nuk i përket subjektit të rivlerësimit dhe nuk afekton atë.
Në vlerësimin tim, trupi gjykues pas administrimit të provave dhe infomacionit provues se kjo pasuri ishte ekskluzive e personit të lidhur, duhet të kishte vendosur mospërfshirjen e kësaj pasurie në arsyetimin e vendimit nr. 181, datë 18.7.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe aq më tepër nxjerrjen e konkluzioneve për rrethana që nuk ndikojnë subjektin e rivlerësimit, por drejtpërdrejt një subjekt tjetër për të cilin duhet të ketë një proces rivlerësimi të ndarë. Mendoj që vlerësimi i shumicës se ?Rethana e analizuar me sipër në vendim, nuk përbën arsye për shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit? vjen si rezultat i një analize jo të drejtë që është në kapërcim të dispozitave ligjore që parashikojnë procesin e rivlerësimit kalimtar të gjyqatrëve dhe prokurorëve?, shprehet Sanxhaktari.
Sipas të njëjtës, lidhur me faktin se shtetasit B. K., (vjehrri) dhe shtetasja E. D., janë konsideruar persona të tjerë të lidhur me subjektin e rivlerësimit ? për shkak të huadhënies së shumave përkatësisht nga 12.000 euro personit të lidhur/bashkëshortit të subjektit, në vlerësimin tim trupi gjykues ka dalë jashtë përcaktimit të pikës 15 të nenit 3 të ligjit, si dhe jashtë objektit të vlerësimit të Komisionit, lidhur me procesin e rivlerësimit të znj. Elida Kaçkini.
Gjatë hetimit, Komisioni ka konstatuar se bashkëshorti i subjektit të rivlerësimit është gjithashtu subjekt rivlerësimi sipas ligjit nr. 84/2016, dhe ky vendim në asnjë rast nuk duhet të paragjykojë të drejtën për një hetim të pavarur të paanshëm dhe një rivlerësim të tij në përputhje me ligjin. Vendimi i dhënë në këtë rast nuk duhet të ndikojë drejtësinë dhe objektivitetin e procesit të rivlerësimit të z. B.K.
?Trupi gjykues ka dalë jashtë kompetencave të përcaktuara nga ligji nr. 84/2016, pasi ai duhej të shprehej vetëm bazuar në provat që i përkasin çështjes së subjektit të rivlerësimit dhe në zbatim të parimit të objektivitetit dhe proporcionalitetit. (vendimi nr. 20 (JR) datë 31.07.2019 i KPA). Praktika të ngjashme Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka ndjekur edhe për raste të tjera si psh në vendimi nr.27, datë 25.6.2018?, shkruan në qëndrimin e saj kryesuesja e trupit gjykues për këtë rast, Valbona Sanxhaktari./CNA.al
Gazetari Elton Qyno ka zbardhur detaje të reja nga vrasja e ...
Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e prokurorëve të Prokurori...
Nesër pritet që të hapet gara për drejtuesin e Byrosë Kombët...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizu...
Është shtyrë për të dytën herë seanca gjyqësore në Gjykatën ...
Policia ka bërë të mundur vënien në pranga të tre autorëve t...
Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrups...
Kryetari i Bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushe është rikthyer ...
Një makinë e djegur është gjetur në fshatin Golaj në Has pas...
Finalizohet operacioni policor “RESTART”, për goditjen e shp...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 23:30 të mbrëmjes ...
Policia e Durrësit ka parandaluar një ngjarje të mundshme kr...
Kryebashkiaku i Tropojës Rexhë Byberi ka reaguar pas vrasjes...
Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen bizn...
Një kabinë elektrike është përfshirë nga flakët vetëm pak mi...
Disa pemë janë rrëzuar në Kopshtin Botanik nga stuhia e fort...
Një autobus ka përplasur për vdekje një këmbësor, mbrëmjen e...
Stuhia e erës ka rrëzuar disa rrënjë ullinj dhe pemë të tjer...
Policia e Shtetit reagon pas lajmit të kapjes së 33 migrantë...
Tirana pa përjeton momenti kaosi sipasojë e një stuhie të fu...
CNA ka futur në filtër pasurinë e kreut të Gjykatës së Lar...
Tenderi 50 milionë euro për mirëmbajtjen e akseve rrugore ...
Sot do të sjellim një tjetër shkrim ku zbërthehet pasuria ...
CNA ka futur në skaner pasuritë e Sokol Sadushit, kreut të...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të martë në zo...
Një aksident është shënuar këtë të martë në lagjen nr.10 t...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë nisën veprime...
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e per...
Meteorologia Lajda Porja ka paralajmëruar se Shqipëria do ...
Edhe pse tregu i punës në Shqipëri vijoi të përmirësohej g...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Sektori publik mori rolin kryesor në thithjen e forcës së ...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur pasdit...
Zjarrfikësit në Francë dhe në Spanjë vazhdojnë përpjekjet ...
Sekretari i 10-të i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara do...
Policia po “kryen hetime” për një imazh të ndarë nga kreu ...
Këtë 28 korrik përkujtohet 114-vjetori i ngritjes së flamu...
Në historinë e artit dhe të letërsisë perëndimore, pak mom...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe ...
Ministria e Financave do të zhvillojë javën e ardhshme rih...
Pas rritjes së fortë të kursimeve në vitet pas pandemisë, ...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...