web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Era e fortë rrëzon pemët në Kopshtin Botanik/ Dëmtohet linja e tensionit

5 Janar 2020, 20:24, Kronika CNA

Disa pemë janë rrëzuar në Kopshtin Botanik nga stuhia e fortë e erës, që ka mbërthyer ditën e sotme të gjithë vendin.

Mësohet se pemët kanë dëmtuar linjën e tensionit të mesëm dhe kanë lënë pa drita një pjesë të Tiranës, konkretisht zonën e Selitës.

OSHEE bën me dije se grupet e punës ndodhen në terren dhe po mundohen të riparojnë defektin.

Ndërkohë, kujtojmë se, era e fortë ka shembur dhjetëra pemë dhe kanë mbetur pa drita edhe disa zona të Krujës dhe Mamurrasit./ CNA.al





Lajmet e fundit nga