Connect with Us

KSSH reagon pas vdekjes së punëtorit/ Tragjedia mund të ishte parandaluar

Kronika

KSSH reagon pas vdekjes së punëtorit/ Tragjedia mund të ishte parandaluar

Publikuar

-

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka reaguar pas aksidenti tragjik në Koçë, i cili i mori jetën një 35-vjeçari.

Në një deklaratë për mediat, KSSH shprehet se mosrespektimi i kushteve te sigurise teknike në punë shkaktoi viktimën e parë për 2020, ndërsa shton se institucionet shteterore janë fajtorët kryesorë.

Sipas KSSH, tragjedia mund të ishte parandaluar nëse do të kryheshin kontrollet e duhura nga institucionet përgjegjëse.

“Një aksident në punë më pasojë vdekjen e një 35- vjeçari është rregjistruar këtë të premte në qytetin e Korcës.
Punëtori i ndërtimit, Elvis Josifi, është goditur nga presa e një vinçi teksa po punonte në katin e katërt të një obekjti në ndërtim pranë qendrës së qytetit.

Konfederata e e Sindikatave të Shqipërisë në radhë të parë i shpreh ngushëllimet familjes Josufi, ndërkohë shpreh shqetësimin se institucionet  shtetërore nuk po bëjnë mjaftueshëm për të parandaluar fenomemin e aksidenteve në punë më pasoja në jetë njerëzish.

Ky aksident me pasoja fatale në jetën e 35 vjecarit Josifi që ka qëndruar për rreth 2 orë nën presën metalike në katin e katërt  ka ardhur si pasojë e mungesës së kushteve të sigurisë teknike.
Në pamjet e publikuara në media dallohet qarte se kompania e ndërtimit edhe përse po ndërton një objekt në qendër të qytetit nuk ka rrespektuar as kushtet minimale të sigurisë teknike.
Ky fakt merr përmasa edhe më të rënda pasi punimet mesa duket nuk jane inspektuar as nga Insepktoriati Ndërtimor i Bashkise Korçe dhe as nga Inspektoriati Shtetëror i Punës që mund të kishin parandaluar këtë tragjedi.”-thuhet në deklaratën e KSSH.

Më tej, KSSH bën thirrje që Policia dhe Prokuroria të nisin urgjentisht hetimet pasi, sikurse theksohet në deklaratë, ky aksident nuk ka ardhur për shkak të një pakujdesie njerëzore,  por pikërisht për shkak të mungesës së kushteve të sigurisë teknike.

LEXO EDHE:  Tragjike-Luan me bombolen e gazit/ Ndërron jetë 3-vjeçari në Korçë

“Makineria me vinç mesa duket nuk është kolauduar ndaj presa është këputur dhe ka zënë poshtë 35 vjeçarin duke i shkaktuar vdekjen e mënjëhershme.
Hetimi duhet të nisë nga ata që kanë çertifikuar këtë mjet e duhet të përfundojë tek pronari i kompanisë së ndërtimit dhe jo të mbyllet tek punëtorët e thjeshtë që po lënë jetën nën rrënoja për një pagë qesharake prej 30 mijë lekësh në muaj.
Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka denoncuar faktin se gjatë 2019 u shënuan mbi 30 vitkima nga aksidentet në punë por  institucionet heshtën, mediat nuk hulmutuan dhe ja tragjedia e paralajmëruar erdhi sërish në prag këtë fillim viti duke shkaktuar viktimën e parë për 2020.
Gjatë vitit të kaluar ata që paguan për jetët e humbura në asnjë rast nuk ishin pronarët  e firmave të ndërtimit dhe supërvizorët por vetëm punëtorë të thjeshtë.”-deklaron KSSH.

Më tej, ndërsa jep alarmin për sigurinë në punë, KSSH shprehet se “Duke shfrytëzuar hapësirat ligjore dhe rryshfetin bosët e ndërtimeve dhe minerave kanë mundur ti shpëtojnë ndëshkimit të drejtësisë.
Sot sektori i ndërtimit nuk ka një sindikatë të mirëfillshte pasi bosët e këtij sektori prej vitesh kanë finacuar për të penguar një gjë të tilla duke shfrytëzuar qorra dhe eunukë që veshin kostumin e sindikalistit dhe vendosin gjoba personale.
Qeveria duhet të reflektojë dhe të ngrejë një strukturë për të luftuar fenomenin e aksidenteve në punë që prej vitesh po merr jetë njerëzish pa bërë shumë bujë.
Duhet rishikuar legjislacioni për aksidentet në punë dhe duhen parashikuar ndëshkime nga burg deri në pezullim të përjtshëm liçensë për kompanitë që deklarohen fajtore për humbjen e jetës së një punonjësi.”/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla/ Arrestohet 22-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Sipas njoftimit të policisë i ndaluari është shtetasi me inicialet XH. A, 22 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i tij u bë në rrugën e Xhabrahimëve, ku dyshohet se do të shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla.

Po ashtu, janë proceduar në gjendje të lirë edhe shtetasit me inicialet O. H. dhe E. H., të cilët ishin pasagjerë në mjetin me të cilin lëvizte 22-vjeçari.

LEXO EDHE:  Kushërinjtë u plagosën për shitjen e patateve/ Detaje të reja nga plagosja në Korçë

LEXO EDHE:  Siguria në punë merr një tjetër jetë/ KSSH: U tentua manipulimi i ngjarjes

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

ONM kërkon shkarkimin e drejtueses së Prokurorisë së Durrësit

Publikuar

-

Nga

ONM kërkon shkarkimin e drejtueses së Prokurorisë Durrës, njëkohësisht kandidate për SPAK, Anita Jella.

Edhe pse ka kaluar me sukses fazën e parë të vettingut më 10 dhjetor 2019, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka ankimuar vendimin e KPK për të duke kërkuar rivlerësim të saj në të 3 kriteret.

Në një njoftim bëhet e ditur se Komisionerët Publikë janë duke shqyrtuar në të njëjtën kohë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

LEXO EDHE:  “20 mijë lekë për një provim”/ Gjykata jep vendimin për infermierin sekser në Korçë

LEXO EDHE:  Tregtonte mallra kontrabandë/ Arrestohet pronari i biznesit

Anita Jella u konfirmua në detyrë nga KPK më datë 10 dhjetor 2019./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplas këmbësorin

Publikuar

-

Nga

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë.

Mësohet se një automjet ka përplasur një person që po kalonte rrugën, pranë zonës së Liqenit të Thatë.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur një 60-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije./CNA.al

LEXO TE PLOTE