Nga Andi BUSHATI/Rama i ERTV, ai që do doja të votoja
Në këtë fund viti, Edi Rama, i’u ka dhuruar bashkëkombasve t...
Skënderbeu ishte një mit.
Ali Pasha qe një despot i pamëshirshëm, një thikë e përgjakur.
Naimi ishte qiri, fyell, bilbil gjyzar.
Ismail Qemali, buldozer, eskavator, semafor.
Lasgushi, violinë, harpë.
Fishta, çifteli.
Migjeni, fije bari, brisk, biçak, mikroskop.
Ahmet Zogu, murator, ndëtimtar, tullë, gur, mur, çekiç, sqepar.
Konica, kompjuter.
Noli, Internet.
Diktatori, tytë, shul, gëzhojë, kondak, fishek, litar, sapun, varr.
E kështu me rradhë, secili ka qënë diçka.
Po Kadare, çfarë ishte Kadare në diktaturë ?
Në kohën e “klasës puntore në fuqi”, a ishte Kadare, për shembull, furrnaltë rrethuar nga leckamanë që luftuan dhëmb për dhëmb me zjarrin dhe flakët për të çarë rrethimin dhe bllokadën, shkrinin çelik, bënin “me forcat tona” plugje dhe zinxhirë traktorësh që “të sigurohej buka në vend” ? Kadaresë nga këto i vinte për të vjellë.
A ishte Kadare bakllava me sherbet. Që shqiptarët ta hanin, të ngopeshin, të kthenin një gjym me ujë, të gromësinin, dhe duke u shtriqur, të thoshin; Rrofsh o Kadare që na ngop me ëmbëlsirë dhe nuk na kërkon asgjë. Kadare në asnjë rast dhe për asnjë çast nuk qe ëmbëlsirë. Pretendimi idiotesk që Kadare të ishte i ëmbël vinte dhe vjen nga ca gomerë që nuk kanë haber nga Letërsia.
Parazitët, frikacakët, dinakët, donin që Kadare tua bënte qefin si vigan, si katallan, që kthen lumenj, ndal tërmete, than përmbytje, shpëton turmat nga fatkeqësitë.
A ka qënë Kadare si pretendojnë ca shejtanbudallenj; sharrë e gërshërë kovaçi që këpuste zinxhirë, pranga, tela me gjëmba ?
Për t’i ndihmuar t’i zinte gjumi rehat dhe të shihnin ëndërra të bukura, a ishte Kadare një qetësues, një gjumëndjellës, një çaj kamomil, për ata që prangat dhe zinxhirët i farkëtonin vetë ? Kadare s’ka qënë kurrë qetsues, çaj, valium. Kadare dhe gjumi s’takohen kurrkund.
Nuk kanë munguar idiotat që Kadaren e kanë dashur të ishte një supermen hollivudian. Të fluturonte si zog. Të hynte nëpër burgje, në Spaç, në Burrel. Të vriste rojat me kalashnikov. T’i çlironte të burgosurit. T’i lante, t’i shplante, t’i vishte, t’i mbathte. Tu bënte muhabet, t’i ngushëllonte. Tu thoshte; “Zotërinj, e di që keni lexuar e komentuar librat e mia. Keni pritur prej meje më tepër se nga Amerika dhe NATO. Ja ku erdha. Taksiratet tuaja mbaruan. Mund të dilni prej këndej. Lirinë nuk ua solla unë, e gjeta mes sharrave, zinxhirave, prangave, tuaja.
Shumë më tepër se sharrë, gërshërë, supermen, Kadare u dha shqiptarëve përmes Artit një pasqyrë për të parë veten dhe kohën. Konkave, konvekse, të sheshtë, të rrudhosur, të përmbysur, të bardhë, të zezë, të krisur, të thyer, të coptuar, në varësi të rrethanave.
Me anë të kryeveprave të tij, Kadare ua ndriçoi mendjet dhe ua lehtësoi jetën shqiptarëve më tepër se të gjitha sharrat, gërshërët, çekiçat, lavatriçet, thekset e bukës, hekurat e korentit, pianot, kitarrat, violinat.
I riu, i vjetri, komunisti, burokrati, ushtaraku, i përndjekuri, i burgosuri, të gjithë lexonin Kadarenë. Lexuesit më të vëmendshëm të Kadaresë ishin Sigurimi dhe diktatori, të cilët Kadare duke i kapërxyer apo anashkaluar, i mposhti. Është fakt. E dinë të gjithë. Ca bëjnë sikur nuk e besojnë. Kujt nuk i besohet se Kadare ishte më i fuqishëm se diktatura, diktatori, Sigurimi, janë ata që skllavërinë e kanë në gjak, diktaturën në mendje, diktatorin në bark, Sigurimin në shpirt.
Kadare është refuzuesi më i madh i kakës më të preferuar të mediokërve, autoreferencialitetit. Mes miliona fjalëve, nuk shkroi kurrë “unë”, që lapangjozët e kanë të tretën fjalë.
Kadare është një perfeksionist, një kompjuter që kurrë nuk ka për tu shpikur.
Në Shqipërinë e vogël Kadare bëri Art të madh.
Në Shqipërinë e mjerë Kadare bëri Letërsi universale.
Kadare është një mendimtar fenomenal që kohën nuk e përdor për gjë tjetër veçse për të shkruar ato që i ka ditur që kur ka lindur.
Kadare është Gjeniu të cilin në kohën e duhur shqiptarëve ua solli Zoti.
Në këtë fund viti, Edi Rama, i’u ka dhuruar bashkëkombasve t...
Nga Agim XhafkaSot fillimi i vitit,më sjell ndër mend koncer...
Qeveria ka dhënë 4 koncesione në sektorin e shëndetësisë. Po...
Sapo afrohet 30 dhjetori thuajse për çdo vit realitetin tonë...
Nga Enver RobelliNë islam, shkruan Fatima Mernissi, «tërë si...
1.Lenia e mandateve. Filloi me aksionin opozitar te lenies s...
Nga Petrit VasiliKosova është sot në një moment shumë të veç...
Nga Besart Kadia-Refleksione për dekadën që lam pas.Fillimi ...
Pas vdekjes së gruas Shpresa, Besimit i mbetën një tufë me j...
Presidenti Meta dekoroi dy ditë më parë një mjek, me titulli...
Ka nje film te Hollywoodit ku dy te burgosur arratisen nga b...
Nga Bledi LumaniElvis Naçi e ka braktisur rolin e imamit kët...
U ka bërë lavazho truri, i mban peng në një apartament në As...
Emrin e vërtetë e ka Kong Qiu por ndër qindra vite e njohim ...
Nga Andi BushatiLajmi i keq që dha përmes një videomesazhi A...
Kur të gjithë e kanë mendjen te “Mini-Shengeni” i Ramës e Vu...
Nga Enver Bytyçi– Po çahen mediat e portalet prej kohësh për...
Bash në ditën e lindjes së Krishtit, në Shqipëri ngrihet një...
Nga Mentor Kikia.Dua ti rikthehem debatit për festivalin e f...
2019 në Shqipëri është një vit i mbushur me ngjarje të mëdha...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...