web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tentoi të largohej me pasaportë të vjedhur/ Prangoset 53-vjeçari i shpallur në kërkim për tentativë vrasje

31 Dhjetor 2019, 08:00, Kronika CNA

Një 53-vjeçar, i shpallur në kërkim për vrasje në tentativë, është arrestuar në tentativë për të lënë kufirin shqiptar në Qafë-Thanë.

Policia në Qafë-Thanë ka arrestuar një 53-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale ?Tentativë vrasje?.

Mësohet se në pranga ka rënë Gjoni Çaushi, banues në Vlorë.

Çaushi akuzohet në lidhje me ngjarjen e ndodhur në 3 dhjetor në lagjen ?Isa Boletini? në Vlorë, ku dyshohet se ka goditur me mjete prerëse shtetasin E.Sh.

Ai u kap nga policia duke kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, me pasaportën që i kishte vjedhur një shtetasi tjetër.

Veprimet e mëtejshme proceduriale u kryen nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë.





Lajmet e fundit nga