web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Hyri nën rrënoja për të shpëtuar të prekurit nga tërmeti/ Meta i jep Titullin e Lartë mjekut hero

27 Dhjetor 2019, 11:27, Aktualitet CNA

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me Titullin e lartë ?Për Merita të Veçanta Civile?, mjekun Grei Malo, i cili zbriti në terren për t?iu dhënë ndihmë qytetarëve, pas tërmetit të 26 nëntorit.

Meta ka publikuar disa foto nga momenti i vlerësimit me çmim të mjekut teksa shkruan se ai hyri nën rrënoja për të shpëtuar jetë njerëzish, në të gjitha zonat e dëmtuara.
Sipas Metës, mjeku Malo dha një kontribut të veçantë për shpëtimin e të riut Klajdi Qato.

?Me nderim dhe mirënjohje të thellë, pata sot privilegjin të vlerësoja me Titullin e lartë ?Për Merita të Veçanta Civile?, mjekun hero Grei Malo, i cili zbriti në terren menjëherë pas goditjes së tërmetit tragjik të 26 nëntorit, duke hyrë nën rrënoja e shpëtuar jetë njerëzish në të gjitha zonat e dëmtuara, dhe spikati me kontributin e tij të veçantë humanitar si anëtar i Qendrës Vullnetare të Emergjencave Civile, për shpëtimin e të riut Klajdi Qato. Mirënjohje Grei Malos që dha një shembull të jashtëzakonshëm të sakrificës dhe profesionalizmit, duke na bërë krenarë dhe gëzuar respektin e të gjithë shqiptarëve! Mirënjohje të gjithë anëtarëve të Qendrës Vullnetare të Emergjencave Civile!?, shkruan Meta./CNA.al





Lajmet e fundit nga